Pas fiaskos së Fetait në Likovë, a duhet të ndodh rokada në qeveri – Bakiu, fitues në Shkup
Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale kanë hapur debat të ri brenda koalicionit qeveritar VLEN, pas disfatës së thellë në komunën e Likovës – bastionin prej nga vjen The post Pas fiaskos së Fetait në Likovë, a duhet të ndodh rokada në qeveri – Bakiu, fitues në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale kanë hapur debat të ri brenda koalicionit qeveritar VLEN, pas disfatës së thellë në komunën e Likovës – bastionin prej nga vjen zëvendëskryeministri Arben Fetai.
Në Likovë, kandidati i koalicionit VLEN ka marrë 3.905 vota, ndërsa kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI) ka siguruar 6.662 vota, duke fituar me një diferencë të qartë prej gati dyfishit të mbështetjes.
Burime brenda koalicionit pohojnë se rezultati në Likovë është lexuar si “fiasko politike” për Fetain, i cili konsiderohet një nga figurat kyçe dhe aktualisht një nga zërat me peshë në qeverinë VLEN.
Në kontrast me këtë dështim, në Shkup kandidati i VLEN-it, njeri nga kuadrot e ASH-së që mbeti në VLEN dhe qeveri, Bashkim Bakiu, ka arritur një fitore të ngushtë ndaj rivalit të AKI-së – me 27.898 vota kundrejt 26.114. Ky rezultat ka shpëtuar imazhin e koalicionit në kryeqytet, por nuk ka zbutur zërat kritikë brenda strukturave shqiptare të pushtetit, ku ky i fundit nuk ka ndonjë pozitë qeveritare.
Të dy, Bakiu dhe Fetai, vijnë nga Aleanca për Shqiptarët e Taravarit dhe që vazhduan rrugëtumin e tyre politik në koalicionin VLEN. Por pas zgjedhjeve, në qarqet politike është hapur pyetja nëse duhet të ndodhë rokadë në postet qeveritare, për të reflektuar realitetin e ri zgjedhor dhe dështimin në komunat ku VLEN pësoi humbje të rënda.
Analistë vlerësojnë se rezultati në Likovë është më shumë se thjesht një dështim lokal – është sinjal i pakënaqësisë me strukturën aktuale të pushtetit dhe ndarjen e përgjegjësive brenda qeverisë.
“VLEN nuk mund të sillet sikur asgjë s’ka ndodhur. Kur humb dyfish në komunën e një zëvendëskryeministri, duhet reflektim, jo arsyetime,” – komenton një burim nga brenda koalicionit VLEN.
Rezultatet e Likovës pritet të hapin diskutime të forta për riformatimin e ekuilibrave të brendshëm në qeveri, ndërsa fitorja e Bashkim Bakiut në Shkup shihet si një nga pak sukseset që mund të përdoren për ta mbajtur në balancë tensionin e brendshëm në VLEN. Gazeta Flaka
The post Pas fiaskos së Fetait në Likovë, a duhet të ndodh rokada në qeveri – Bakiu, fitues në Shkup appeared first on Flaka, në çdo lajm... .