Prani policore dhe dronë rreth qendrave të votimit
Ashtu si në raundin e parë, edhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, sot pranë qendrave të votimit dhe në vendet me rrezik potencial do të vendosen zyrtarë policorë, ndërsa siguria do të garantohet shtesë nga mbikëqyrja ajrore me dronë, transmeton Portalb.mk. Këtë e njoftoi Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike (BSP), Aleksandar Janev. […]

Ashtu si në raundin e parë, edhe gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, sot pranë qendrave të votimit dhe në vendet me rrezik potencial do të vendosen zyrtarë policorë, ndërsa siguria do të garantohet shtesë nga mbikëqyrja ajrore me dronë, transmeton Portalb.mk.
Këtë e njoftoi Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike (BSP), Aleksandar Janev.
“Detyrimi ynë është i qartë – të sigurojmë proces zgjedhor paqësor, të sigurt dhe demokratik. Policia ka ndërmarrë dhe do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që qytetarët të mund të ushtrojnë lirisht të drejtën e tyre demokratike për të votuar pa presion, pa frikë dhe pa kërcënime. Nuk ka dhe nuk do të ketë tolerancë për asnjë veprim të paligjshëm. Çdo individ që përpiqet të shkelë ligjet dhe rregullat demokratike, pavarësisht nga vjen, do të përballet me përgjigje të shpejtë, profesionale dhe vendimtare të policisë”, theksoi Janev.
- LEXO: Gjithçka që ndodh, në kohë reale: Maqedonia e Veriut voton, mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale, u hapën vendvotimet
- LEXO: Rezultati final i rrethit të parë të zgjedhjeve lokale në RMV (Infografik)
- LEXO: Dalja e votuesve në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2021 (Infografik)
- LEXO: Numri i votuesve të regjistruar në të gjitha zgjedhjet lokale të RMV-së 1996-2025 (Infografik)
- LEXO: Avokati i Popullit me linjë telefonike falas për raportim të shkeljeve të të drejtave të votimit në RMV
- LEXO: Si duhet të reagojë qytetari nëse i mohohet e drejta e votës në Maqedoninë e Veriut?
- LEXO: RMV, këto persona nuk kanë të drejtë vote në zgjedhjet e sotme
- LEXO: Nuk votohet në Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë
