Pas gjashtë muajsh pauzë, Dafina Zeqiri rikthehet me koncert madhështor në dhjetor

Pas një pauze gjashtëmujore, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një njoftim emocionues për rikthimin e saj në skenë. Artistja ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ka bërë të ditur se po përgatitet për një projekt të madh muzikor, duke e quajtur këtë fazë “rilindje pas stuhisë”. “Nga […] The post Pas gjashtë muajsh pauzë, Dafina Zeqiri rikthehet me koncert madhështor në dhjetor appeared first on Sinjali.

Pas gjashtë muajsh pauzë, Dafina Zeqiri rikthehet me koncert madhështor në dhjetor

Pas një pauze gjashtëmujore, këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar fansat me një njoftim emocionues për rikthimin e saj në skenë.

Artistja ka ndarë një mesazh të ndjerë në rrjete sociale, ku ka bërë të ditur se po përgatitet për një projekt të madh muzikor, duke e quajtur këtë fazë “rilindje pas stuhisë”.

“Nga qetësia në shpërthim. Pas gjashtë muajsh stuhish, shërimi, amësie dhe rindërtimi, jam rikthyer! Më e fortë se kurrë”, ka shkruar këngëtarja.

Dafina ka zbuluar se rikthimi i saj do të shënohet me një koncert të veçantë live me Orkestrën Filharmonike — një bashkim unik mes muzikës moderne dhe tingujve klasikë, që pritet të sjellë një përvojë të jashtëzakonshme për publikun.

“Live me Orkestrën Filharmonike, më e zhurmshme, më e ndritshme dhe më e madhe se kurrë”, ka shtuar Zeqiri.

E njohur për stilin e saj autentik dhe energjinë që përcjell në çdo performancë, Dafina duket e vendosur të rikthehet më e fuqishme se kurrë, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Në fund të postimit, ajo u ka bërë thirrje ndjekësve që të sigurojnë biletat për koncertin, duke paralajmëruar se spektakli i saj do të jetë një nga ngjarjet muzikore më të mëdha të vitit.

Më poshtë linku:

https://dafinazeqiri.tickets/?fbclid=PAZXh0bgNhZW0CMTEAAaeTtT_p48ICYNABaHCRJGYOsFLzTqZcJAB_NAQLBSvDW7nIuXK-o4gfsm16KQ_aem_nddZwbVdIucll4zirXsaDw

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas gjashtë muajsh pauzë, Dafina Zeqiri rikthehet me koncert madhështor në dhjetor appeared first on Sinjali.