Pas nënkryetares, dorëheqje dha edhe kryetari i organizatës komunale në Gjorçe Petrov të LSDM-së Kostadin Acevski

Kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, sot paraqiti dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i tij për shkak të, siç thekson ai në një video-adresim në Facebook, rezultateve të dobëta të zgjedhjeve. Ai bëri thirrje që e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japë dorëheqjen, transmeton […]

Pas nënkryetares, dorëheqje dha edhe kryetari i organizatës komunale në Gjorçe Petrov të LSDM-së Kostadin Acevski
Kostadin Acevski. Foto nga profili i tij në Facebook

Kandidati për kryetar të Gjorçe Petrovit nga LSDM dhe kryetar i organizatës komunale të partisë, Kostadin Acevski, sot paraqiti dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i tij për shkak të, siç thekson ai në një video-adresim në Facebook, rezultateve të dobëta të zgjedhjeve. Ai bëri thirrje që e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japë dorëheqjen, transmeton Portalb.mk.

“Edhe pse dhashë gjithë përpjekjet e mia, pa kalkulime, rezultati megjithatë është i keq. Po paraqes dorëheqje të parevokueshme nga pozicioni i kryetarit të organizatës komunale. Besoj se është e drejtë dhe e nevojshme që kryetari Filipçe dhe e gjithë udhëheqja e LSDM-së të japin dorëheqjen. Jo vetëm për shkak të rezultateve të dobëta, por edhe për shkak të mënyrës se si LSDM ka vepruar në periudhën e kaluar”, tha Acevski në video-adresim.

Kryetari i partisë Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp mbrëmë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, tha se nuk planifikon të japë dorëheqjen nga pozicioni i kryetarit të LSDM-së dhe shtoi se këto zgjedhje janë një udhërrëfyes i qartë për partinë dhe për të si udhëheqës për ndryshimet politike dhe kadrovike që duhet të bëhen në periudhën e ardhshme.

“Do të ketë seanca të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror në të cilat do t’i shpall ato ndryshime dhe sigurisht që do të planifikojmë dhe organizojmë një kongres në të cilin do të diskutohen politikat për periudhën e ardhshme. Unë besoj se ajo që është bërë në parti në periudhën e kaluar pas një humbjeje kaq katastrofike vitin e kaluar ishte konsolidim, por sigurisht që këto zgjedhje janë një tregues shtesë nga i cili do të nxjerrim mesazhe dhe mësime për të ardhmen”, tha Filipçe.

Në përgjigje të pyetjes së një gazetari, ai konfirmoi se Ana Çupeska kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i nënkryetares së LSDM-së dhe njoftoi se bashkëpunimi me të do të vazhdonte në një formë tjetër.