“Pasaporta” – filmi i regjisorit shqiptar, Eduart Grishaj, do të shfaqet në pesë qytete të Zvicrës
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ftuar shqiptarët në shfaqjen ekskluzive të filmit “Pasaporta”, një dramë e fuqishme dhe emocionuese nga regjisori i njohur Eduart Grishaj. Në bazë të njoftimit, filmi, i bazuar në histori të vërteta, trajton temën e emigracionit të paligjshëm përmes historisë së dy të rinjve që ëndërrojnë një jetë më të […] The post “Pasaporta” – filmi i regjisorit shqiptar, Eduart Grishaj, do të shfaqet në pesë qytete të Zvicrës appeared first on Albinfo.

Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka ftuar shqiptarët në shfaqjen ekskluzive të filmit “Pasaporta”, një dramë e fuqishme dhe emocionuese nga regjisori i njohur Eduart Grishaj.
Në bazë të njoftimit, filmi, i bazuar në histori të vërteta, trajton temën e emigracionit të paligjshëm përmes historisë së dy të rinjve që ëndërrojnë një jetë më të mirë, por përballen me rreziqe dhe pasoja tragjike, transmeton albinfo.ch.
“’Pasaporta’ është një reflektim i fuqishëm mbi realitetin e emigracionit dhe një thirrje për zgjedhje të mençura”, thuhet në njoftim.
Filmi do të shfaqet në:
Basel, më 8 shkurt, ora 20:00 Saal 1 Kuchlin (Steinenvorstadt 55), Gjenevë, më 9 shkurt, ora 20:00 Pathè Balexert (Av. Louis-Casai 27, 1209 Vernier), Cyrih, më 10 shkurt, ora 19:00 Pathè Dietlikon (Moorstrasse 2, 8305 Dietlikon), Lozanë, më 11 shkurt, ora 20:00 Pathè Flon (Rue du Port-Franc 16), Bernë, më 12 shkurt, ora 20:00 Pathè Westside (Riedbachstrasse 102, 3027).The post “Pasaporta” – filmi i regjisorit shqiptar, Eduart Grishaj, do të shfaqet në pesë qytete të Zvicrës appeared first on Albinfo.