PD bllokoi foltoren dhe podiumin e qeverisë, PS kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës

Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për të marrë masa ndaj deputetëve që penguan votimin ditën e djeshme në seancën në Kuvend. Kërkesa e PS është depozituar dhe kërkojnë masa për deputetet e Partisë Demokratike. Kujtojmë që seanca e djeshme është zhvilluar me debate të shumta, fillimisht PD kërkoi […] The post PD bllokoi foltoren dhe podiumin e qeverisë, PS kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës appeared first on Newsbomb Albania.

PD bllokoi foltoren dhe podiumin e qeverisë, PS kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës

Partia Socialiste i ka dërguar një kërkesë Komisionit të Disiplinës dhe Etikës për të marrë masa ndaj deputetëve që penguan votimin ditën e djeshme në seancën në Kuvend.

Kërkesa e PS është depozituar dhe kërkojnë masa për deputetet e Partisë Demokratike.

Kujtojmë që seanca e djeshme është zhvilluar me debate të shumta, fillimisht PD kërkoi që të diskutohej për Kosovën, ku nuk pranon që të vijonin me rendin e ditës.

Ndërsa më vonë, teksa po zhvilloheshin debate për Reformën Zgjedhore deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe podiumin e qeverisë.

Opozita refuzoi të votonte ndryshimet, ndërsa kreu i grupit Parlamentar Gazment Bardhi kërkoi që ngrihej një Komision i posaçëm për reformën zgjedhore.

Kaosi në Kuvend, bëri që kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla në një nga mikrofonat e ministrave të mbyllte seancën, pasi karrigia e saj ishte zënë nga Albana Vokshi dhe Elda Hoti.

The post PD bllokoi foltoren dhe podiumin e qeverisë, PS kërkon ndëshkimin e deputetëve të opozitës appeared first on Newsbomb Albania.