PD kërkon mocion me debat mbi raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri
Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend mbi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në vendin tonë. Kërkesa është firmosur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, dhe thuhet ndër të tjera se: ““Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, […] The post PD kërkon mocion me debat mbi raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri appeared first on Ditar.al.
Partia Demokratike ka kërkuar mocion me debat në Kuvend mbi raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit në vendin tonë.
Kërkesa është firmosur nga kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, dhe thuhet ndër të tjera se: ““Pasur parasysh gjetjet dhe konkluzionet e raportit final të OSBE-ODIHR-it për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, veçanërisht ato që lidhen me shkeljen e parimit të barazisë së palëve në garë, vlerësojmë se është detyra jonë si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, që të iniciojmë dhe nxisim debatin parlamentar për problematikat, mangësitë dhe standardet e proceseve zgjedhore në vendin tonë, si një kontribut edhe për punën e Komisionit Parlamentar për Realizimin e Reformës së Zgjedhore të miratuar rishtazi me konsensus ndërpartiak.”.
Opozita citon raportin e ODIHR, ku thuhet se zgjedhjet e 11 Majti u zhvilluan në një mjedis të polarizuar dhe partitë e kandidatët nuk garuan me mundësi të barabarta.
Sipas raportit, partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i gjerë i burimeve administrative gjatë fushatës, duke krijuar një avantazh të padrejtë të pozitës së saj.
Në raport përmenden dhjetëra raste të presionit mbi punonjësit e bashkive dhe institucioneve shtetërore për të marrë pjesë në takimet e PS-së ose për të mbledhur të dhëna për votuesit, teksa janë dokumentuar edhe raste intimidimi ndaj kandidatëve të opozitës dhe qytetarëve që morën pjesë në tubime të saj.
Janë dokumentuar praktika patronazhi, shpërndarje favoresh për punësim dhe përfitime sociale me qëllim ndikimin e votës, ndërsa në disa zona u evidentua ndikimi i elementëve kriminalë në fushatë. OSBE flet gjithashtu për hetime në të paktën 37 raste të dyshuara për blerje votash.
Raporti shënon gjithashtu problematika në administrimin e ditës së votimit. Vëzhguesit vlerësuan se procesi u zhvillua përgjithësisht qetë, por me mangësi në respektimin e procedurave dhe raste të cenimit të fshehtësisë së votës. Në disa qendra u vërejt ndërhyrje të përfaqësuesve partiakë, presion ndaj votuesve dhe mungesë e aksesit për personat me aftësi të kufizuara.
The post PD kërkon mocion me debat mbi raportin e ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri appeared first on Ditar.al.
