Përfaqësuesit e minoriteteve joserbe tregojnë se me cilin subjekt politik dëshirojnë ta formojnë Qeverinë e re të Kosovës
Me 9 shkurt Kosova voton. Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, që përbëhet prej 120 ulëseve. 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë janë në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës. Deri me 9 shkurt partitë politike janë të ndara mes vete, duke
Me 9 shkurt Kosova voton. Qytetarët e Kosovës do të kenë rastin të votojnë për përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, që përbëhet prej 120 ulëseve.
11 subjekte politike dhe 606 kandidatë janë në garë për 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës.
Deri me 9 shkurt partitë politike janë të ndara mes vete, duke luftuar fyt a fyt për vota anekënd Kosovës, derisa pas 9 shkurtit fillon etapë e re, ajo për formimin e Qeverisë së re.
Partitë e minoriteteve tashmë kanë shfaqur preferencat dhe kushtet e tyre për partitë shqiptare që do e formojnë qeverinë e re pas 9 shkurtit.
Janë 10 deputetë të pakicave jo-shqiptare, që i kanë vendet e tyre të siguruara sipas Kushtetues së Kosovës dhe po ashtu janë dhjetë vende të siguruara edhe për deputetët që i përkasin minoritetit serb në Kosovë.
Derisa partitë politike shqiptare në Kosovë, janë hyrë në garë për të marr sa më shumë ulëse në Kuvendin e Kosovës, prej 100 ulëseve sa janë të siguruara për deputetët shqiptarë të Kosovës.
Elbert Krasniqi i IRDK-së: Po synojmë që edhe pas 9 shkurtit ta vazhdojmë Qeverinë me Kurtin
Elbert Krasniqi, kryetar i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës, ka folur për FrontOnline për preferencën e tij pas 9 shkurtit 2025 dhe formimit të Qeverisë së re.
Krasniqi, thotë se fillimisht gjithë fokusin e ka që IRDK, partinë që ai udhëheq, t’i fitoj dy ulëse në Kuvendin e Kosovës.
‘’Gjithë fokusin e kemi me i fitu zgjedhjet, me i fitu dy ulëse në Kuvendin e Kosovës’’, thotë ai.
Kreu i IRDK-së, thotë se partneriteti me kryeministrin aktual, Albin Kurti, është fantastik dhe i shkëlqyer.
‘’Parneritetin me Kurtin e kemi fantastik. Bashkëpunimi me Kurtin është i shkëlqyer’’ shprehet ai.
Krasniqi, potencon se asnjë Qeveri sikurse kjo e Kurtit nuk ka dhënë më shumë mbështetje për komunitetet.
‘’Asnjë Qeveri më parë nuk ka dhënë mbështetje më shumë për komunitete se Qeveria Kurti’’, thotë ai.
Kreu i IRDK-së, deklaron se është i interesuar që edhe pas 9 shkurtit të vazhdojë bashkëpunimin me LVV-në.
‘’2020 e kam përcaktuar pozicionin tim. Lëvizja VV do të jetë fituese e 9 shkurtit ne po insistojmë t’i marrim dy ulëse në Kuvendin e Kosovës për me vazhdu bashkëpunimin”, u shpreh Elbert Krasniqi
Duda Balje vendos kusht për kryeministrin e ri: Duam garancion nga Qeveria e re për formimin e Komunës boshnjake në Kosovë
Deputetja Duda Balje, aktualisht kryetare e Unionit SocialDemokrat, ka folur për FrontOnline për formimin e Qeverisë së re të Kosovës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Balje, për FrontOnline, deklaroj kërkesën e saj ekskplicite për kryeministrin e ardhshëm të Kosovës e që është formimi i një komune boshnjake në Kosovës. .
‘’Ne kemi disa kushte me u ulë me kryeministrin e ardhshëm dhe ai është formimi i komunës boshnjake në Kosovë”, tha ajo për FrontOnline.
Ajo tha se madje për këtë do të kërkoj edhe garanci.
‘’Partia ime ka një kusht dhe kërkesë dhe do të kërkoj garancion për plotësimin e këtij kushti’’, deklaroi ajo.
Balje shtoj se SDP po shpresojnë për të fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës.
”Ne shpresojmë të e fitojmë një mandat në Kuvend’’ u shpreh Duda Balje
Galushi nga partia rome: S’ka diskutim Kurti prap kryeministër, preferenca ime për bashkëqeverisje pas 9 shkurtit është për VV-në
Kryetari i Lëvizjes Përparimtare të Romëve të Kosovës (LPRK), Exhan Galushi, për FrontOnline, shpreson që edhe pas 9 shkurtit do të vazhdoj të bashkëqeverisë më Lëvizjen Vetëvendosje.
‘’Ju e dini që unë kam qenë në koalicion me VV-në në 2021 dhe po shpresoj që pas 9 shkurtit përsëri do të jem unë dhe përsëri do të jemi ata që kemi qenë’’, thotë ai.
Galushi, shprehet se preference e tij për bashkëqeverisje pas 9 shkurtit është Lëvizja Vetëvendosje.
‘’Pra preference ime është në Lëvizjen Vetëvendosje’’, thotë ai.
Kreu i LPRK-së madje shprehet i bindur se Albin Kurti do të jetë prapë kryeministër, por vetëm se po e pret pë qindjen e së dielës.
‘’Se Kurti do të jetë prapë kryeministër është e pa diskutueshme veç ta shohim përqindjen tash’’ u shpreh Galushi.
Arifi nga Partia e Ashkalinjëve Për Integrim: S’kemi vija të kuqe për askënd pas 9 shkurtit
Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjve për Integrim për FrontOnline, ka folur rreth formimit të Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Arifi potencon se kjo parti dhe ai nuk kanë vija të kuqe për asnjë parti politike shqiptare.
”Jo s’kam asnjë vijë të kuqe paraprakisht’’, thotë ai.
Arifi deklaron se ishin pjesë e Qeverisë Kurti ll dhe mund të jenë pjesë e Qeverisë Kurti lll.
‘’’Ne kemi qenë pjesë e Qeverisë Kurti 2 dhe mund të jemi pjesë e Qeverisë Kurti 3’’, tha ai.
Sipas tij, do i shohin rrethanat për atë se çka do iu ofrohet pastaj.
‘’Për momentin jemi të fokusuar vetëm me Kurtin, por çka ofrohet ndërkohë i shohim rrethanat”, deklaroi Bekim Arifi nga PAI.