Përfundon pas 7 orësh seanca për Erion Veliajn, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim! Ish-kryebashkiaku rikthehet në burg

Ka përfunduar pas 7 orësh seanca publike ndaj Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ish-kryebashkiaku është nisur drejt paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet aty që prej muajit shkurt të këtij viti. Ndërkohë Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim, lidhur me dy ankimimet e bëra nga Veliaj, për shkarkimin nga detyra dhe dekretin e presidentit Bajram […] The post Përfundon pas 7 orësh seanca për Erion Veliajn, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim! Ish-kryebashkiaku rikthehet në burg appeared first on Ditar.al.

Përfundon pas 7 orësh seanca për Erion Veliajn, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim! Ish-kryebashkiaku rikthehet në burg

Ka përfunduar pas 7 orësh seanca publike ndaj Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa ish-kryebashkiaku është nisur drejt paraburgimit të Durrësit, ku ndodhet aty që prej muajit shkurt të këtij viti.

Ndërkohë Gjykata Kushtetuese është tërhequr për vendim, lidhur me dy ankimimet e bëra nga Veliaj, për shkarkimin nga detyra dhe dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e Bashkisë Tiranë.

Gjatë fjalës që mbajti në Kushtetuese, Veliaj sulmoi anëtarët socialiste në Këshillin Bashkiak, të cilët votuan pro shkarkimit të tij.

Veliaj tha se largimi nga detyra erdhi nga bashkëpunëtorët e tij, që siç tha ai, nuk denjuan as ta dëgjonin.

“E kur beson se ke dhënë gjithçka për këtë mandat të qytetarëve, vjen arsyeja për të cilën të largojnë nga detyra: “Mosprezenca në detyrë për më shumë se tre muaj.”

Nuk kisha se si të më fyenin më rëndë se kaq. Ka qenë fyerja më e rëndë e jetës sime publike dhe këtë e thotë dikush që ka dëgjuar fyerja dhe legjenda urbane dhe fantazi pafund.

Por kjo është fyerja më e rëndë sepse erdhi nga bashkëpunëtorët e mi, nga njerëz që më njohin më mirë se kushdo tjetër dhe që nuk denjuan as të më ftonin, as të më njoftonin, as të më dëgjoni.
Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta: Zoti i faltë! Lutem çdo natë për ta dhe them “Zot fali se nuk dinë çfarë kanë bërë me atë vendim.

Kjo “akuzë” nuk më lëndon për fjalën dhe shkresat e shkreta, por për padrejtësinë që ajo përfaqëson. Siç thotë shprehja: Dy padrejtësi nuk prodhojnë më shumë drejtësi”- u shpreh Veliaj.

The post Përfundon pas 7 orësh seanca për Erion Veliajn, Gjykata Kushtetuese tërhiqet për vendim! Ish-kryebashkiaku rikthehet në burg appeared first on Ditar.al.