Përplasen dy avionë të vegjël në Arizona, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje në ajër mes dy avionëve të vegjël në një aeroport rajonal në Arizona. Përplasja vdekjeprurëse ndodhi në Aeroportin Rajonal Marana, në veriperëndim të Tucson, tha Departamenti i Policisë Marana. Përplasja është e fundit e aksidenteve ajrore në Amerikën e Veriut. Një avion i [...]Read More...

Përplasen dy avionë të vegjël në Arizona, dy të vdekur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një përplasje në ajër mes dy avionëve të vegjël në një aeroport rajonal në Arizona.

Përplasja vdekjeprurëse ndodhi në Aeroportin Rajonal Marana, në veriperëndim të Tucson, tha Departamenti i Policisë Marana.

Përplasja është e fundit e aksidenteve ajrore në Amerikën e Veriut. Një avion i Delta Air Lines nga Minneapolis u rrëzua gjatë uljes në aeroportin Pearson të Torontos të hënën pasdite. Askush nuk humbu jetën fatmirësisht.

Ndërkohë, një helikopter i ushtrisë dhe një avion i American Airlines që po zbriste në Aeroportin Kombëtar “Ronald Regan” të Uashingtonit më 29 janar, u përplasën në ajër, duke vrarë 67 persona./abcnews.al