Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar! Një i ri humb ndjenjat (VIDEO)
Në qytetin e Lezhës, situata po vijon ende e tensionuar teksa të rinjtë janë përplasur herë pas here me policinë. Bëhet me dije se një person ka humbur ndjenjat në trotuar teksa dy vajza të tjera kanë marrë dëmtime nga përplasja me policinë.
Ata deklarojnë se policia i ka dhunuar me shkopinj gome. Protestuesit gjithashtu kanë shkulur kangjellat e trotuarit dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore. Në hyrje të qytetit ata kanë ndezur një zjarr të madh duke bllokuar përkohësisht qarkullimin.
LIVE- Protesta hyn në ditë e katërt, tensione në qytete! Arrestime në Korçë dhe Vlorë, tensione në Tiranë! Rama: Nuk do përkulemiThe post Përplasje mes policisë dhe protestuesve në Lezhë, disa të lënduar! Një i ri humb ndjenjat (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
Burimi i lajmit: euronews.al
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



