Përveç VV-së, partitë e tjera të mëdha garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit: Lista e plotë e subjekteve dhe koalicioneve
23 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Afati për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për deklarim të koalicioneve kishte filluar më 24 nëntor, por pothuajse të gjitha subjektet


23 subjekte politike kanë aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, prej të cilave 17 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Afati për aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për deklarim të koalicioneve kishte filluar më 24 nëntor, por pothuajse të gjitha subjektet politike kanë aplikuar në ditën e fundit të afatit, më 30 nëntor.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleaanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, do të garojnë të vetme në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Ndryshe prej tyre do të garojë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka hyrë në koalicion zyrtar me tri parti tjera: GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Sipas njoftimit për media të KQZ-së, pak pas mesnatës, këto subjekte politike kanë dorëzuar aplikimin:
Koalicionet:
Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
Kosovaki Nevi Romani Partia;
JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
SRPSKA LISTA;
INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
FJALA;
NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK);
ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK);
KOSOVSKI SAVEZ; dhe
NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.
Iniciativat qytetare:
PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; dhe
INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.
Kandidatët e pavarur:
NEDŹMIDIN SEJDILAR.


