Petkoviq: Ndërkombëtarët kanë garantuar se serbët mund të shkojnë në Kosovë për të votuar
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se serbët e zhvendosur do të mund të udhëtojnë me autobusë për në Kosovë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. “Nga ana e komunitetit ndërkombëtar, Beogradi mbrëmë mori një garanci të qartë dhe të fortë se nuk do të ketë asnjë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, tha se serbët e zhvendosur do të mund të udhëtojnë me autobusë për në Kosovë për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
“Nga ana e komunitetit ndërkombëtar, Beogradi mbrëmë mori një garanci të qartë dhe të fortë se nuk do të ketë asnjë ndryshim në procedurat ekzistuese për hyrjen e serbëve të zhvendosur brenda vendit për të votuar dhe se do t’u mundësohet që pa pengesa, pa ndalime dhe pa shqetësime të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës”, tha Petkoviq./REL