DPHM: Sot pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga moti i keq

DPHM: Sot pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga moti i keq

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) ka paralajmëruar mundësi për përkeqësim të motit gjatë orëve të pasdites, me reshje të rrëmbyeshme shiu, erëra të forta, bubullima dhe breshër.

Sipas hartës së publikuar nga DPHM, kushtet për zhvillimin e stuhive janë të pranishme në pjesën më të madhe të territorit të vendit. Megjithatë, nga rreziku i paralajmëruar për këtë pasdite përjashtohen Shkupi, Kumanova, Kriva Pallanka, Tetova dhe Gostivari.

Meteorologët parashikojnë që temperaturat maksimale gjatë ditës të lëvizin nga 28 deri në 34 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot kryesisht me diell, me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor.

Ndryshimi i kushteve atmosferike gjatë pasdites mund të sjellë reshje të shkurtra, por intensive, të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër në zonat ku priten stuhi.

The post DPHM: Sot pjesa më e madhe e vendit do të përfshihet nga moti i keq appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.