Plagosën 16 vjeçarin me kallashnikov, gjykata lë në burg dy të rinjtë në Kamëz

Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz. Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin […] The post Plagosën 16 vjeçarin me kallashnikov, gjykata lë në burg dy të rinjtë në Kamëz appeared first on Ditar.al.

Plagosën 16 vjeçarin me kallashnikov, gjykata lë në burg dy të rinjtë në Kamëz

Gjykata Penale e Tiranës la në masën “arrest në burg” 2 miqtë, Armir Hasaj dhe Xhorxh Çuni, të arrestuar të premten si autorë të plagosjes së një të mituri 16 vjeç në Kamëz.

Dy të rinjtë mbajtën të njëjtin qëndrim që u thanë hetuesve më herët, edhe para togave të zeza, duke përmendur shkak sherrin mes tyre ngacmimin e të dashurës.

Megjithatë, Hasaj dhe Çuni saktësuan para gjykatës se 16-vjeçari kishte ngacmuar të dashurën e Çunit, i cili kishte rolin e ndihmësit për t’u arratisur, ndërsa Armir Hasaj qëlloi me 1 plumb të miturin.

2 të rinjtë i treguan policisë vendin ku kanë fshehur kallashnikovin që u përdor në ngjarje, por blutë akoma nuk e ka gjetur. I mituri u plagos në këmbë të mërkurën në Kamëz.

The post Plagosën 16 vjeçarin me kallashnikov, gjykata lë në burg dy të rinjtë në Kamëz appeared first on Ditar.al.