Ultimatumi i Ballës: Efektivët që dalin në SKY dhe EncroChat do përjashtohen direkt nga Policia
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në Komisionin për Çështjen Europiane. Gjatë fjalës së tij, Balla ka paralajmëruar se kushdo efektiv i policisë që ka takuar një person të botës kriminale, apo qoftë se ka komunikuar me të në rrjetet sociale, do të përjashtohet nga Policia e Shtetit, edhe nëse bisedat e […] The post Ultimatumi i Ballës: Efektivët që dalin në SKY dhe EncroChat do përjashtohen direkt nga Policia appeared first on Newsbomb Albania.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në Komisionin për Çështjen Europiane.
Gjatë fjalës së tij, Balla ka paralajmëruar se kushdo efektiv i policisë që ka takuar një person të botës kriminale, apo qoftë se ka komunikuar me të në rrjetet sociale, do të përjashtohet nga Policia e Shtetit, edhe nëse bisedat e tyre nuk lidhen me aktivitetin kriminal.
Ministri tha se po presin SPAK dhe Interpolin që janë duke zbërthyer rrjete e komunikimi si SKY dhe Encro Chat (rrjete që janë përdorur nga personazhe të botës së krimit), dhe kushdo që është i përfshirë do të pushohet nga detyra.
“Ka punonjës policie të cilët rezultojnë të jenë të përfshirë në kontakte me botën e krimit dhe dua tju informoj që i kam kërkuar drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe AMP duke qenë se jemi në kontakt me INTERPOL që ne të kemi informacion sa më shpejt të jetë e mundur dhe dua ta them këtu në Kuvendin e Shqipërisë për çdo punonjës së Policisë së Shtetit, i cili do rezultojë të ketë pasur akses në këto rrjete komunikimi, qoftë me SKY apo Encro chat, do të përjashtohet nga policia edhe nëse në rast se në ato komunikme nuk është se rezulton të ketë një aktivitet kriminal.
Me kodin etik të policisë së Shtetit. Kam kërkuar që të ndalohet rreptësisht që një punonjës i policisë së Shtetit të ulet në një kafe, në një restorant me persona me background kriminal.
Kjo vlen edhe për takimet virtuale me botën e krimet. Ky kod etik do zbatohet për të gjithë. Prokuroria dhe këtu i referohem SPAK që po heton mbi bazë të Europal dhe besoj se shumë shpejt do kemi rezultate konkrete ku do ketë edhe punonjës të policisë, që jo vetëm do vetë pastrohet policia, por edhe shoqëria sepse është angazhimi im kryesor”, tha Balla ndër të tjera.
The post Ultimatumi i Ballës: Efektivët që dalin në SKY dhe EncroChat do përjashtohen direkt nga Policia appeared first on Newsbomb Albania.