Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Forca e Sigurisë së Kosovës është deklaruar lidhur me plagosjen e ushtarit të tyre 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij. Sipas FSK-së, arma e përdorur në këtë rast nuk është zyrtare e këtij institucioni. Në përgjigjen e tyre për redaksinë e Klankosova.tv, thuhet se rasti

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare
Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Plagosja e ushtarit, FSK: Rasti ndodhi aksidentalisht, arma e përdorur nuk është zyrtare

Forca e Sigurisë së Kosovës është deklaruar lidhur me plagosjen e ushtarit të tyre 22-vjeçar, të dielën në fshatin Sharban të Prishtinës, ku i dyshuar është një koleg i tij.

Sipas FSK-së, arma e përdorur në këtë rast nuk është zyrtare e këtij institucioni.

Në përgjigjen e tyre për redaksinë e Klankosova.tv, thuhet se rasti është në procedurë të hetimit.

“Ju njoftojmë që rasti ka ndodhur aksidentalisht jashtë ambienteve të FSK-së, arma e përdorur nuk është zyrtare e FSK-së dhe momentalisht rasti është në procedurë të hetimit.”.

Ushtari i Kosovës që u qëllua me armë zjarri është jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lidhur me incidentin, mbrëmë janë deklaruar edhe nga Policia e Kryeqytetit.

“Policia ka pranuar informatën për plagosje me armë zjarri në fshatin Sharban në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”