Plagosje me armë në Bathore, policia arreston të riun

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, pas një sherri për motive të dobëta mes dy të rinjve. Policia njofton se ka arrestuar 24 vjeçarin Doaldo Bajrami, i cili dyshohet se është autor i krimit, teksa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit. I plagosur ka mbetur E.V, 24 […] The post Plagosje me armë në Bathore, policia arreston të riun appeared first on Ditar.al.

Plagosje me armë në Bathore, policia arreston të riun

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bathore, pas një sherri për motive të dobëta mes dy të rinjve.

Policia njofton se ka arrestuar 24 vjeçarin Doaldo Bajrami, i cili dyshohet se është autor i krimit, teksa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.

I plagosur ka mbetur E.V, 24 vjeç, i cili është nisur menjëherë drejt spitalit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Identifikohet, kapet dhe vihen në pranga autori i dyshuar i ngjarjes.

Vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit me të cilën u plagos 24-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Pasditen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spital ishte paraqitur për të marrë mjekim, një shtetas që ishte plagosur me armë zjarri, specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 5, organizuan menjëherë punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit. Si rezultat i veprimeve profesionale, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi:

D. B., 24 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se dje, në rrugën “Ali Këlçyra”, shtetasi D. B., gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin E. V., 24 vjeç, e ka plagosur atë, në krah, me armë zjarri.

Shtetasi E. V. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

The post Plagosje me armë në Bathore, policia arreston të riun appeared first on Ditar.al.