Plenkoviq për bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë: S’kemi nevojë ta pyesim Serbinë apo NATO-n
Plenkoviq i përgjigjet Vuçiqit për bashkëpunimin me Kosovën në mbrojtje: Nuk e pyesim Serbinë e as NATO-n The post Plenkoviq për bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë: S’kemi nevojë ta pyesim Serbinë apo NATO-n appeared first on Albinfo.

Së fundmi kryeministri kroat Andrej Plenkoviq ka reaguar pas komenteve të fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq rreth bashkëpunimit në mbrojtje mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Plenkoviq tha se Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd rreth kësaj, as Serbinë dhe as NATO-n.
Kësisoj ai i reagoi Vuçiqit i cili mes tjerash deklaroi se tre vendet që firmosën deklaratën të martën në Tiranë shkelën marrëveshjen e vitit 1996 dhe hapën një garë armësh, përcjell albinfo.ch.
“Shpresoj se dikush do të marrë pesë minuta për të lexuar tekstin e marrëveshjes ndërmjet Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës”, tha Plenkoviq, duke shtuar se këto janë marrëveshje të përbashkëta”
“Ne ishim në gjendje të krijonim një dokument që ndihmon përpjekjet e tyre për reforma. Ai nuk është i një natyre armiqësore. Unë e kuptoj që duhet kërkuar një armik më tej, por kjo nuk është e natyrës armiqësore. Kroacia nuk ka nevojë ta pyes askënd për këtë, as Serbinë dhe as NATO-s”, tha Plenkoviq.
The post Plenkoviq për bashkëpunimin me Kosovën dhe Shqipërinë: S’kemi nevojë ta pyesim Serbinë apo NATO-n appeared first on Albinfo.