Policët shpëtojnë nga “tollonat”, nga viti 2026 lekët e dietës do t’i marrin në llogaritë bankare
Pas trajtimit si në kohën e komunizmit, ku në vend të lekëve të dietave u jepnin “tollona”, duke i detyruar të blejnë ushqimet vetëm në supermarketet e vendosura nga Ministria e Brendshme, efektivët e Policisë mund të marirn frymë lirshëm. Në Komisionin e për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Erald Kapri e pyeti […] The post Policët shpëtojnë nga “tollonat”, nga viti 2026 lekët e dietës do t’i marrin në llogaritë bankare appeared first on Ditar.al.
Pas trajtimit si në kohën e komunizmit, ku në vend të lekëve të dietave u jepnin “tollona”, duke i detyruar të blejnë ushqimet vetëm në supermarketet e vendosura nga Ministria e Brendshme, efektivët e Policisë mund të marirn frymë lirshëm.
Në Komisionin e për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, deputeti Erald Kapri e pyeti ministren Albana Koçiu se cfarë do të bëhet me pagesat e orëve shtesë të efektivëve dhe me lekët e dietës, nëse do të vijojnë të jepen si “tollona”, apo do të ndryshojë.
Në përgjigjen që u dha nga stafi i ministres, u konfirmua se nga viti i ardhshëm, nuk do të ketë asnjë vonesë për orët shtesë dhe ato të natës, teksa edhe lekët e dietave nuk do të jepen më në karta supermarketi, por çdo efektiv policie do t’o marrë në llogarinë bankare së bashku me rrogën.
Media Ditari ishte e para që denoncoi skandalin e “tollonave”, ku efektivët e policisë u detyruan t’i shpenzonin lekët e tyre në supermarketet SPAR të biznesmenit Samir Mane, me një kartë që do të tërhiqej në Tirana Bank, në pronësi të të njëjtit biznesmen.
Por problemet nuk kishin fund për efektivët, edhe me kartat e supermarketeve. Ata nuk mund të merrnin të gjitha ushqimet që dëshirojnë, por vetëm ato që caktojnë supermarketet, të cilat duket se përfituan nga rasti të heqin nga raftet produktet që nuk shiteshin shpesh.
Në denoncimin e ardhur në Media Ditari, disa prej efektivëve të Policisë së Shtetit thonë se janë ndjerë të turpëruar në kasat e supermarketeve, kur punonjëset u kanë thënë se nuk mund të përfshinin në pagesën me kartë produkte si pelenat për fëmijët apo produktet e higjienës.
Por tashmë duket se këto probleme do të marrin fund, gjithmonë nëse ministrja do të mbajë premtimin e dhënë.
The post Policët shpëtojnë nga “tollonat”, nga viti 2026 lekët e dietës do t’i marrin në llogaritë bankare appeared first on Ditar.al.
