Policia bastis një shtëpi në Gllogoc, konfiskon 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm
Një incident është raportuar të enjten në Gllogoc, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një tjetër, i cili sipas informacioneve fillestare të Policisë, mund të ketë pasur edhe një armë të tipit pistoletë. Sipas raportit 24-orësh, Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe ka arritur në vendin e ngjarjes, ku


Një incident është raportuar të enjten në Gllogoc, ku një person dyshohet se është sulmuar fizikisht nga një tjetër, i cili sipas informacioneve fillestare të Policisë, mund të ketë pasur edhe një armë të tipit pistoletë.
Sipas raportit 24-orësh, Policia ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës dhe ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar dhe takuar të dyshuarin.
Me urdhër të prokurorit, është realizuar bastisja e shtëpisë së tij, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar 16 fishekë të kalibrave të ndryshëm.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa në konsultim e koordinim me prokurorin, rasti është në proces hetimor.

