Policia – Ndërmerren masa për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë Zgjedhjeve lokale në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim zbatimin e qetë dhe të sigurt The post Policia – Ndërmerren masa për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë Zgjedhjeve lokale në mënyrë të vazhdueshme ndërmerr masa dhe aktivitete në kuadër të kompetencave të saj me qëllim zbatimin e qetë dhe të sigurt të procesit zgjedhor.
“Sipas vlerësimeve të bëra dhe planeve të përcaktuara, në ditën e zgjedhjeve, pjesëtarët e policisë do të jenë të pranishëm pranë vendvotimeve si dhe në pikat kyçe të komunikacionit, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe zbulimit në kohë të mundësive për prishje të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet me mjete standarde teknike e materiale, ekipe mobile dhe punë nëpër pika kontrolli. Do të përdoret edhe teknologji bashkëkohore – dronë për kontroll ajror, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të duhura në rast incidentesh”, njoftoi MPB-ja.
The post Policia – Ndërmerren masa për një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .