Policia po heton dy raste të vdekjes – një në Prishtinë, një në Zveçan

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje pasdite në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës. Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion. “HETIM MBI VDEKJEN -Rr. Harun Aliu, Prishtinë 20.10.2025 – 17:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim

Policia po heton dy raste të vdekjes – një në Prishtinë, një në Zveçan
Policia po heton dy raste të vdekjes – një në Prishtinë, një në Zveçan

Policia po heton dy raste të vdekjes – një në Prishtinë, një në Zveçan

Një burrë është gjetur pa shenja jete dje pasdite në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia tha se po e heton vdekjen, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

“HETIM MBI VDEKJEN -Rr. Harun Aliu, Prishtinë 20.10.2025 – 17:40. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Një rast tjetër të vdekjes po e heton policia edhe në fshatin Korilë të Zveçanit.

Atje një burrë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij dhe vdekjen e tij e ka konstatuar nga ekipi mjekësor.

“HETIM I VDEKJES – Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në  vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, tha policia në raportin 24-orësh.