Policia shqipton mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj
Policia në Ferizaj ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj katër shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor. Rasti i parë është evidentuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ku është ndalur shoferi A.J. (22 vjeç), i cili me automjetin VW Golf po qarkullonte me 90 km/h në zonën me kufizim shpejtësie prej […] The post Policia shqipton mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj appeared first on ATV.
Policia në Ferizaj ka shqiptuar masa ndëshkuese ndaj katër shoferëve të cilët kanë kryer kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor.
Rasti i parë është evidentuar në rrugën “Brahim Ademi” në Ferizaj ku është ndalur shoferi A.J. (22 vjeç), i cili me automjetin VW Golf po qarkullonte me 90 km/h në zonën me kufizim shpejtësie prej 50 km/h.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj.
Në fshatin Muhovc të po këtij qyteti policia ka ndaluar shoferin me inicialet A.M i moshës 24 vjeçare me automjetin VW T-Roc me targa vendore, i cili kishte masë mbrojtëse aktive nga data 09.09.2025 deri më 08.03.2026.
“Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative, masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 6 muaj, si dhe sekuestrim i automjetit”.
“Rruga magjistrale, fshati Sojevë:Është ndaluar në flagrancë shoferi H.R. (31 vjeç), i cili gjatë ngasjes së automjetit VW Golf po përdorte telefonin celular.
Pas verifikimeve u konstatua se kjo ishte hera e dytë që i njëjti person kryente të njëjtën kundërvajtje.Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj”.
“Rruga magjistrale, fshati Mirosalë:Policia ka ndaluar shoferin T.Z. (31 vjeç), i cili me automjetin Citroën C3 me targa vendore kishte bërë tejkalim në vijë të plotë.
Ndaj tij është shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse – ndalim drejtimi për 3 muaj”, thuhet në njoftim të policisë.
Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, shenjat dhe rregullat e komunikacionit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik dhe parandalimin e aksidenteve.
The post Policia shqipton mbi 1 mijë euro gjoba për katër shoferë në Ferizaj appeared first on ATV.

