Politikat përçarëse të Kurtit, lojë në favor të Serbisë dhe Rusisë?
Serbia dhe Rusia po korrin përfitime nga përçarjet e brendshme mes shqiptarëve, të cilat, sipas analistit Jeton Halimi, janë thelluar nga qasja politike e kryeministrit Albin Kurti. “Serbia dhe Rusia kanë investuar shumë për të krijuar sa më shumë lojtarë që punojnë për interesat e tyre, dhe sot duket se i gjithë investimi amerikan në

Serbia dhe Rusia po korrin përfitime nga përçarjet e brendshme mes shqiptarëve, të cilat, sipas analistit Jeton Halimi, janë thelluar nga qasja politike e kryeministrit Albin Kurti.
“Serbia dhe Rusia kanë investuar shumë për të krijuar sa më shumë lojtarë që punojnë për interesat e tyre, dhe sot duket se i gjithë investimi amerikan në rajon është në rrezik të dështojë’.
“Fatkeqësisht, Kurti është kthyer në një lojtar të tillë, duke i shërbyer kësaj kauze”, deklaroi Halimi.
Ai theksoi se përçarjet e shkaktuara nga Kurti kanë përfshirë jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Luginën e Preshevës.
“Kurti ka shkaktuar përçarje jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri dhe Maqedoni. Këto veprime, në vend që të forcojnë unitetin shqiptar, i shërbejnë Serbisë dhe Rusisë”, u shpreh ai në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.