Polonia pezullon të drejtën e emigrantëve për të aplikuar për azil

Polonia ka pezulluar përkohësisht të drejtën e emigrantëve – që mbërrijnë në Poloni nëpërmjet kufirit të saj me Bjellorusinë – për të aplikuar për azil, sipas BBC. Kryeministri polak, Donald Tusk njoftoi se kjo do të ndodhte pasi projektligji i diskutueshëm, i cili do t’u lejojë autoriteteve polake të pezullojnë këtë të drejtë deri në [...]Read More...

Polonia pezullon të drejtën e emigrantëve për të aplikuar për azil

Polonia ka pezulluar përkohësisht të drejtën e emigrantëve – që mbërrijnë në Poloni nëpërmjet kufirit të saj me Bjellorusinë – për të aplikuar për azil, sipas BBC.

Kryeministri polak, Donald Tusk njoftoi se kjo do të ndodhte pasi projektligji i diskutueshëm, i cili do t’u lejojë autoriteteve polake të pezullojnë këtë të drejtë deri në 60 ditë në të njëjtën kohë, u nënshkrua në ligj nga presidenti Andrzej Duda.

Tusk nënvizoi se ligji do të miratohej “pa vonesë”, ndërsa Duda tha se ndryshimet ishin të nevojshme për të forcuar sigurinë në kufijtë e vendit. Por ligji është kritikuar nga grupet e të drejtave, duke përfshirë “Human Rights Watch”, i cili tha se BE-ja duhej të ndërmerrte veprime ligjore kundër Polonisë nëse ai zbatohej.

Grupi i kërkoi parlamentit polak, muajin e kaluar të refuzonte projektligjin, duke thënë se ai i përballonte detyrimet ndërkombëtare dhe të BE-së dhe se mund të mbyllte plotësisht kufirin Poloni-Bjellorusi – ku autoritetet polake janë të angazhuara në kthimet e paligjshme dhe abuzive.

Qeveria tha më herët se pezullimi do të zbatohej vetëm përkohësisht për njerëzit që përbënin një kërcënim për sigurinë e shtetit, për shembull grupe të mëdha emigrantësh agresivë që përpiqeshin të sulmonin kufirin.

Sipas projektligjit, përjashtimet do të bëhen për të miturit e pashoqëruar, gratë shtatzëna, të moshuarit ose të sëmurët, kushdo që është i ekspozuar ndaj rreziqeve – dhe shtetasit e vendeve të akuzuara për kryerjen e instrumentalizimit të migracionit – si Bjellorusia.

Tusk ka hedhur poshtë kritikat nga grupet e të drejtave të njeriut.

“Askush nuk po flet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të së drejtës për azil, ne po flasim për mospranimin e kërkesave për personat që kalojnë ilegalisht kufirin në grupe të organizuara nga Lukashenko”, tha ai në tetor.