Pranga ish presidentit filipinas/ Duterte ka vrarë mijëra civile, në kërkim për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u arrestua këtë të martë nga autoritetet e këtij vendi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë mbi akuzat që rëndojnë për të në lidhje me krimet kundër njerëzimit. Duterte I cili ka qënv një figure e diskutueshme për shkak të politikave të tij të [...]Read More...

Pranga ish presidentit filipinas/ Duterte ka vrarë mijëra civile, në kërkim për krime kundër njerëzimit

Ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte u arrestua këtë të martë nga autoritetet e këtij vendi pas një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë mbi akuzat që rëndojnë për të në lidhje me krimet kundër njerëzimit. Duterte I cili ka qënv një figure e diskutueshme për shkak të politikave të tij të ashpra akuzohet për fushatën e tij brutale kundër përdoruesve dhe shitësve të drogës ku nga viti 2016 deri në vitin 2022 vlerësohet se janë vrarë rreth 30 mijë persona sipas të dhënave nga Organizatat Ndërkombëtare Humanitare. Qeveria në Filipine thotë se numri i viktimave shkon në rreth 6200 persona.

Arrestimi I ish presidentit të Filipineve, Rodrigo Duterte u krye në aeroportin e Manilës teksa ai po kthehej nga Hong Kongu.

Duterte, i cili ka udhëhequr Filipinet nga viti 2016 deri në 2022, nuk ka shfaqur pendesë për veprimet e tij. Lufta e tij kundër drogës ka shkaktuar mijëra viktima, kryesisht nga shtresat e varfra, dhe është kritikuar nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Sipas një raporti të OKB-së, shumica e viktimave ishin të rinj të varfër, ndërsa policia ka përdorur metoda të dyshimta për të justifikuar vrasjet.

Ish-presidenti ka këmbëngulur se i ka udhëzuar forcat e policisë të përdorin armët vetëm në vetëmbrojtje dhe ka mbrojtur vazhdimisht fushatën e ashpër kundër drogës, duke deklaruar se është i gatshëm “të kalbet në burg” nëse kjo do të thotë të shpëtojë vendin nga droga.

Pas arrestimit, Duterte reagoi ashpër duke thënë: “Çfarë krimi kam kryer? Kam punuar vetëm për paqen dhe sigurinë e popullit tim.” Përkrahësit e tij e kanë cilësuar arrestimin si të paligjshëm, duke argumentuar se Filipinet u tërhoqën nga Gjykata Nderkombetare Penale e Drejtesise në vitin 2019, sipas tyre, e bën të pavlefshëm juridiksionin e kësaj gjykate.

Megjithatë, Gjykata Nderkombetare Penale e Drejteise ka deklaruar se ata kane legjitimitet të hetojë krimet e kryera kunder njerezimit para se Filipinet të largoheshin si vend anetar I kësaj Gjykate. Nëse transferohet në Hagë, Duterte mund të bëhet ish-udhëheqësi i parë në Azi që përballet me një proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare Penale.