Prej muajsh në qeli, caktohet data e gjyqit për Belerin
Gjykata e Posaçme ka caktuar 12 tetorin si datën e parë për seancën ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ra në prangat e policisë më 12 maj, dy ditë para zgjedheve vendore të 14 majit. Dosja e SPAK në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, […] The post Prej muajsh në qeli, caktohet data e gjyqit për Belerin appeared first on Newsbomb Albania.
Gjykata e Posaçme ka caktuar 12 tetorin si datën e parë për seancën ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, i cili ra në prangat e policisë më 12 maj, dy ditë para zgjedheve vendore të 14 majit. Dosja e SPAK në ngarkim të tij do të shqyrtohet nga gjyqtari i posaçëm Erjon Çela, pasi prokuroria përfundoi hetimet dhe e dërgoi çështjen për gjykim.
Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, por është refuzuar nga gjykata.
Mësohet se seanca ndaj Belerit do të mbahet në orën 09:00. Kujtojmë se kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.
Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.
Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.
The post Prej muajsh në qeli, caktohet data e gjyqit për Belerin appeared first on Newsbomb Albania.