Spiropali i drejtohet Bashës: Memecit i erdhi goja, zgjidh hallet e shtëpisë

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike. Pas “përplasjes”  mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës, ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cika i është drejtuar këtij të fundit duke i thënë se i erdhi goja dhe kërkoi që opozita të zgjidhë […] The post Spiropali i drejtohet Bashës: Memecit i erdhi goja, zgjidh hallet e shtëpisë appeared first on Newsbomb Albania.

Spiropali i drejtohet Bashës: Memecit i erdhi goja, zgjidh hallet e shtëpisë

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate të forta mes deputetëve të Partisë Demokratike. Pas “përplasjes”  mes Gazment Bardhit dhe Lulzim Bashës, ka qenë ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cika i është drejtuar këtij të fundit duke i thënë se i erdhi goja dhe kërkoi që opozita të zgjidhë njëherë hallet brenda familjes, më pas të merren me çështjet përtej kufirit.

Mund ti shkojë thënia “memecit i erdhi goja”, ose Lulzimit i erdhi goja. Nuk mund të merret me kryetaren e Kuvendit, kur hallin e ka vetëm te shtëpia. Nuk ma heq dot fjalën, doktor.  E përdorni Kosovën për interesat e partisë. Ka kush e mbron Kosovën. Zgjidhni hallet e shtëpisë e më pas merruni me çështjen e Kosovës. Problemet që keni po ndikojnë thellësit në çështjet tona në reformën zgjedhore por po doni ta eksportoni dhe në Kosovë. Shqipëria do ti dalë gjithmonë për zot Kosovës se Kosova nuk ka aleate më të madhë se ne.”, tha Spiropali” , i tha Spiropali Bashës, i cili replikoi dukë i thënë se kanë varrosur kërkesën e PD për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për deklaratën që kryeministri bëri ditë më parë ku tha se KFOR duhet të marrë kontrollin në Veri të Kosovës.

“Zonja ministre, ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD e varrosët bashkë me kryetaren e kuvendit në konferencën e Kryetarëve sepse nuk doni që Rama të vijë e të japë llogari. Të japë llogari se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim veriun. Vallë nuk e di që KFOR nuk e di ka në zotërim gjithë Kosovën me mandatin e vet dhe po kështu policia e Kosovës ka mandatin saj. juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër e natën kulla”, i tha Basha.

The post Spiropali i drejtohet Bashës: Memecit i erdhi goja, zgjidh hallet e shtëpisë appeared first on Newsbomb Albania.