“Pres të më japësh këpucët”, moderatorja i dërgon mesazh Rozanës
Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” janë surprizuar pasditen e sotme nga mesazhet në “Big Love”. Ata kanë marrë mesazhe të bukura dhe emocionuese nga fansat, familjarët apo miqtë e tyre. Rozana ka marrë një mesazh nga moderatorja e njohur, Jonida Aliçkolli, e cila ka treguar edhe si e thërret atë me përkëdheli […]

Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP 4” janë surprizuar pasditen e sotme nga mesazhet në “Big Love”. Ata kanë marrë mesazhe të bukura dhe emocionuese nga fansat, familjarët apo miqtë e tyre.
Rozana ka marrë një mesazh nga moderatorja e njohur, Jonida Aliçkolli, e cila ka treguar edhe si e thërret atë me përkëdheli ‘Lemja ime e preferuar’.
Ajo shkruan se është hera e parë që nuk e merr malli për të, pasi e shikon gjithë ditën dhe natën.
“Lemja ime e preferuar Rozana! Hera e parë që nuk më merr malli për ty se të shoh tërë ditën dhe natën. Ta du zemrën, mendjen, por mbi të gjitha humorin. Qesh më shumë dhe shijoje. Mos i jep shumë dritë nga e jotja atyre që nuk e meritojnë. Të pres të më japësh këpucët pas fitores. Të dua, Sania jote (Jonida)”, shkruante në mesazhin e saj moderatorja e njohur.
Ndërkohë Rozana i përgjigjet: “O zemra ime, Sania ime e preferuar, Miss Kombinati të dua”.