Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë

Presidenti i ShBA-së Donald Trump i dërgoi presidentit Bajram Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë. “Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe

Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë
Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë

Presidenti Donald Trump uron kombin shqiptar në Ditën e Pavarësisë

Presidenti i ShBA-së Donald Trump i dërgoi presidentit Bajram Begaj një telegram të posaçëm, ku, veç urimeve për Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, riafirmon vullnetin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara për forcim të bashkëpunimit me Shqipërinë.

“Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, ju dërgoj urimet tona më të mira juve dhe popullit të Shqipërisë ndërsa festoni pavarësinë tuaj. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë të krijuar nga lidhje të ngushta sigurie, ekonomike dhe njerëzore. Pres me padurim forcimin e bashkëpunimit tonë mbi prioritetet e përbashkëta, duke përfshirë stabilitetin rajonal, përballjen me organizatat kriminale ndërkombëtare dhe zgjerimin e mundësive dypalëshe të biznesit dhe tregtisë. Ju uroj juve dhe popullit të Shqipërisë një Ditë të gëzuar Pavarësie”, shkruan Trump në telegramin e tij.

“Ndihem i nderuar t’u përcjell përshëndetjet e presidentit Trump shqiptarëve për Ditën e Pavarësisë. Faleminderit ShBA dhe faleminderit Donald Trump për mesazhet e ngrohta dhe pozitive në këtë ditë të rëndësishme”, shkruan Begaj në mesazhin e publikuar në faqen e tij zyrtare X.

“Shqipëria mbetet e përkushtuar për të punuar me Shtetet e Bashkuara mbi prioritetet tona të përbashkëta. Shqipëria gjithmonë ka qëndruar dhe do të qëndrojë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara. Zoti i bekoftë kombet dhe popujt tanë”, shtoi ai./Kosovapress