“Presidentja bëri abuzim klasik me pushtetin” – Enver Hasani për mandatimin e Konjufcës për Kryeministër

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur ‘abuzim klasik me pushtetin’ vendimin e presidentes për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë. Hasani tha se në rrethana kur shumica dërrmuese e subjekteve politike kanë deklaruar se nuk janë të gatshme të marrin mandatin, presidentja nuk ka pasur bazë të veprojë njëanshëm. “Ai

“Presidentja bëri abuzim klasik me pushtetin” – Enver Hasani për mandatimin e Konjufcës për Kryeministër
“Presidentja bëri abuzim klasik me pushtetin” – Enver Hasani për mandatimin e Konjufcës për Kryeministër

“Presidentja bëri abuzim klasik me pushtetin” – Enver Hasani për mandatimin e Konjufcës për Kryeministër

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, e ka quajtur ‘abuzim klasik me pushtetin’ vendimin e presidentes për të mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë.

Hasani tha se në rrethana kur shumica dërrmuese e subjekteve politike kanë deklaruar se nuk janë të gatshme të marrin mandatin, presidentja nuk ka pasur bazë të veprojë njëanshëm.

“Ai është abuzim klasik me pushtetin, sepse nëse ty të thonë 60 përfaqësues, forcat politike që kanë shku te presidentja dhe që kanë thanë ‘ne nuk e marrim’, atëherë çka mbetet?” u shpreh Hasani në “Adresa” me Arben Ahmetin.

Ai theksoi se sistemi politik i Kosovës nuk funksionon me logjikë presidenciale, por mbi marrëveshje dhe koordinim mes partive.

“Fjala është për sistem parlamentar me sistem proporcional, i cili asnjëherë pa marrëveshje politike nuk mundet me u formu,” shtoi ai, duke nënvizuar se mandati për qeveri nuk mund të imponohet vetëm me vullnet të presidentes. /Gazeta10