Presidentja Osmani dekoron në Berlin politikane gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave

Në një mbrëmje të veçantë në Berlin, e zhvilluar me pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në Gjermani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar politikane dhe aktivisten e njohur gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave. Osmani vlerësoi Beck për “mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës”, duke theksuar se ajo është “një […] The post Presidentja Osmani dekoron në Berlin politikane gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave appeared first on ATV.

Presidentja Osmani dekoron në Berlin politikane gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave

Në një mbrëmje të veçantë në Berlin, e zhvilluar me pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në Gjermani, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar politikane dhe aktivisten e njohur gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave.

Osmani vlerësoi Beck për “mbështetjen e saj të palëkundur ndaj popullit të Kosovës”, duke theksuar se ajo është “një grua që e bëri kauzën e Kosovës pjesë të ndërgjegjes evropiane”.

Marieluise Beck është një nga zërat më të hershëm në politikën gjermane që ka mbrojtur të drejtat e popullit të Kosovës dhe ka mbështetur shtetndërtimin demokratik të vendit që nga vitet ’90. Si ish-deputete e Bundestagut dhe bashkëthemeluese e Qendrës për Liberalizëm dhe Demokraci (Zentrum Liberale Moderne), ajo ka kontribuar në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë.

Në ceremoninë e mbajtur, Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj mërgatës shqiptare në Gjermani për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit, duke theksuar se kontributi i tyre mbetet një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit të Kosovës.

The post Presidentja Osmani dekoron në Berlin politikane gjermane Marieluise Beck me Medaljen Presidenciale të Meritave appeared first on ATV.