Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Kosovës, Muhammad Zulqar Nain. Gjatë takimit, bëhet e ditur se Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së […] The post Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit appeared first on ATV.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale të ambasadorit të ri jorezident të Republikës Popullore të Bangladeshit në Republikën e Kosovës, Muhammad Zulqar Nain.
Gjatë takimit, bëhet e ditur se Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit Nain dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme që Bangladeshi i ka dhënë Republikës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Në këtë drejtim, ajo përmendi takimin me Kryeministrin e Bangladeshit gjatë Javës së Nivelit të Lartë të KB-së në New York, Muhammad Yunus, ku u ritheksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, në frymën e miqësisë, bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë ndërmjet dy popujve”, thuhet në komunikatë.
Nga ana e tij, ambasadori Nain shprehu vullnetin e Bangladeshit për të forcuar më tej marrëdhëniet diplomatike dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi midis dy vendeve.
“Ai përcolli urimet e përzemërta të udhëheqjes së Bangladeshit për popullin e Kosovës, duke shprehur bindjen se raportet ndërmjet dy shteteve do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet më tej në komunikatë.
The post Presidentja Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Bangladeshit appeared first on ATV.
