Prodhimi i brendshëm në RMV mbuloi 93.2 përqind të konsumit të energjisë elektrike në gusht

Prodhimi i përgjithshëm bruto i brendshëm i energjisë elektrike në gusht 2025 ishte 381,301 MWh, që përfaqëson 93.2% të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk. Në gusht 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojit të energjisë ishte 409,092 MWh energji elektrike, 20,185 milionë nm3 gaz natyror, 267,987 ton […]

Prodhimi i brendshëm në RMV mbuloi 93.2 përqind të konsumit të energjisë elektrike në gusht
Rrymë elektrike, EVN, foto: Suad Bajrami

Prodhimi i përgjithshëm bruto i brendshëm i energjisë elektrike në gusht 2025 ishte 381,301 MWh, që përfaqëson 93.2% të konsumit të brendshëm bruto të energjisë elektrike, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave, transmeton Portalb.mk.

Në gusht 2025, konsumi i përgjithshëm sipas llojit të energjisë ishte 409,092 MWh energji elektrike, 20,185 milionë nm3 gaz natyror, 267,987 ton qymyr dhe 110,475 ton produkte nafte.

Ndryshe, Enti i Statistikave në shtator njoftoi se në Maqedoninë e Veriut është prodhuar më shumë energji elektrike sesa është harxhuar, ndërkohë rreth 15 përqind e energjisë elektrike është prodhuar nga panelet solare dhe turbinat e erës.