Projektbuxheti i RMV-së për vitin 2026 do të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi në brifingun e sotëm me gazetarët se projektbuxheti për vitin 2026 do të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor, ndërsa propozuesit e autorizuar do të mund të paraqesin amendamente deri më 10 nëntor, transmeton Portalb.mk. Pas një pauze për zgjedhjet lokale, ai sot thirri koordinatorët e grupeve parlamentare […]

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi në brifingun e sotëm me gazetarët se projektbuxheti për vitin 2026 do të paraqitet në seancë plenare më 9 dhjetor, ndërsa propozuesit e autorizuar do të mund të paraqesin amendamente deri më 10 nëntor, transmeton Portalb.mk.
Pas një pauze për zgjedhjet lokale, ai sot thirri koordinatorët e grupeve parlamentare për koordinim. Në takim u diskutuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor, dhe siç thotë ai, të gjithë ranë dakord të ulen dhe të diskutojnë miratimin e këtyre amendamenteve me konsensus. Sipas tij, nëse Qeveria merr ndonjë propozim për një Kod të ri Zgjedhor, atëherë Kuvendi do ta vërë atë në procedurë.
Lidhur me miratimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, Gashi theksoi se kjo do të varet nga grupet parlamentare, dhe se sapo të ketë vullnet, ai menjëherë do të vihet në procedurë parlamentare.
Lidhur me shpalljen e zgjedhjeve të reja në katër komunat ku nuk pati census në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, kryetari i Kuvendit tregoi se po e diskutojnë këtë çështje me Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), pasi kishte paqartësi.
“Më lejoni t’ju informoj se mandati i përbërjes aktuale të KSHZ-së skadon më 15 janar të vitit të ardhshëm”, u tha ai gazetarëve.
Siç shtoi ai, ata po diskutojnë me ta marrjen e të gjitha hapave për të zhvilluar siç duhet zgjedhjet në katër komunat ku duhet të përsëritet procesi zgjedhor.
“Do të ishte e papërshtatshme të publikohet shpallje për anëtarët e rinj të Komisionit në mes të votimit”, tha Gashi.
Deri më tani, siç tha ai, rezoluta e shpallur për vijat e kuqe nga kreu i Lidhjes Social Demokrat (SDSM), Venko Filipçe, nuk është dorëzuar në Kuvend.
Pritet të thirret në seancë më 11 ose 18 nëntor që opozita t’u bëjë pyetje parlamentare përfaqësuesve të qeverisë.
Gashi gjithashtu tha se për Kodin Penal presin propozim nga Qeveria.
“Dera është hapur për Kodin Penal, ne presim nga qeveria. Nuk duhet të përzihemi në pjesën materiale, në bazë të asaj nuk është korrekte të prejudikojmë se cila është përgjigjja. E imja është ta vendos në seancë dhe vullneti i shumicës është ai që duhet të jetë vendimtar se si kalon. Ende nuk ka asnjë propozim, varet nga Qeveria”, u përgjigj Gashi sot në pyetjen e gazetarit të Portalb.mk, i cili kur shpalli zgjedhjet lokale në gusht, tha se popozim Kodi i ri Penal sapo kishte mbërritur në Kuvend, sepse ishte informuar nga ministri i Drejtësisë Igor Filkov dhe Qeveria.
Edhe pse gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese deklaruan me vendosmëri në shkurt se nëse Parlamenti nuk e ndryshon Kodin Penal (KP) brenda 6 muajsh, gjegjësisht nuk miraton një të ri që do të ndryshojë dispozitat që e vjetërsojnë korrupsionin, ata do të ulen dhe do të votojnë për të shfuqizuar ose anuluar ato ekzistuese, por kjo prapë nuk ndodhi.
Në vend që Gjykata Kushtetuese të shkojë direkt në votim në gusht (meqenëse debati kishte përfunduar dhe procedura e kushtetutshmërisë ka filluar), thanë se do t’i shkruajë kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashit, për këtë temë dhe do të presë një përgjigje.
Pasojat e ndryshimeve në Kodin Penal (KP), të cilat parashikojnë dënime më të ulëta, por edhe vjetërsim më të shpejtë për veprat e keqpërdorimit të detyrës, punë nga pakujdesia dhe bashkimit kriminal, për herë të parë u panë 20 ditë pas miratimit të tyre. Në vend të vitit 2051, lënda për ish-anëtarin e Këshillit Gjyqësor, gjyqtarit nga Tetova Zoran Teofilovski skadoi po atë ditë, i cili gjykohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Me ndryshimet në Kodin Penal, asnjë zyrtar nuk do të përballet me dënim më të lartë se 5 vjet burg, nëse keqpërdorë detyrën. Gjithashtu, të gjitha aktet e shpërdorimit të shërbimit të kryera para vitit 2013 iu nënshtruan vjetërsimit (më parë vjetërsimi absolut ishte 40 vjet, ndërsa tani 10).
Kjo ndikoi më shumë në rastet e ish- Prokurorisë Speciale Publike, “TNT”, “Talir”, “Talir 2”, “Thesari”, “Tarifa”, “Dizajni”, “Toplik”, “Titanik”, “Titanik 2”, “Shkallët spanjolle”, “Target-Fortesa” dhe të tjera.
