Prokuroria autorizon hetimet pas publikimit të pamjeve që aludojnë se LVV ka manipuluar me vota

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka shpërndarë dy video në rrjete sociale, përmes së cilave aludohet se njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje kanë plotësuar vota me postë. “KJO është arsyeja e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga […] The post Prokuroria autorizon hetimet pas publikimit të pamjeve që aludojnë se LVV ka manipuluar me vota appeared first on Albinfo.

Prokuroria autorizon hetimet pas publikimit të pamjeve që aludojnë se LVV ka manipuluar me vota

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka shpërndarë dy video në rrjete sociale, përmes së cilave aludohet se njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje kanë plotësuar vota me postë.

“KJO është arsyeja e vërtetë pas reagimeve (zhurmës) që VV po e bën për votat e mërgatës. Qëllimi është fshehja e qindra videove si kjo nga qarkullimi, dhe devijimi i temës diku tjetër, sepse ajo që po ‘dyshojnë’ se e paskemi bërë ne është PIKËRISHT çka bëjnë vet!”, ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, me të njëjtat aludime, ka shpërndarë pamje të ngjashme edhe kandidati për deputet nga ky subjekt, Visar Azemi.

“Po dalin dëshmi të reja për manipulime. Video të cilat vetë i kane postu t’u u ndi krenar. Tash per me i fshehë këto dëshmi, po kërkojnë anulimin e votave të LDK-së”, ka shkruar ai.

Prokuroria, në lidhje me këtë sot ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të grumbullojë informacione.

“Lidhur me pyetjet të cilat i keni parashtruar, Prokuroria Themelore në Prishtinë ju njofton se ka lëshuar autorizim organeve të policisë për mbledhjen dhe grumbullimin e të gjitha informacioneve në lidhje me ngjarjen aktuale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë për KALLXO, transmeton albinfo.ch.

Kica-Xhelili, e pyetur se a i ka dërguar këto video në Prokurori ka thënë se ato vetëm se janë në Prokurori.

“Këto video tashmë janë në Prokurori. Janë dorëzuar nga eksponentë të ndryshëm politik. Tani vonë më kanë rënë mua në dorë meqë janë publikuar edhe në rrjete të ndryshme sociale. ⁠Nuk kam asnjë indikacion që janë të komprometuara apo modifikuara”, ka deklaruar ajo.

Azemi poashtu është shprehur se videot nuk i ka dorëzuar në Prokurori.

“Këto janë video të cilat i kemi marr nga rrjetet sociale ku janë postu nga njerëz të tyre. Pra siç e shihni janë bukur krenarë me postimet të cilat i kanë bërë dhe dëshmi të cilat ata vet i kanë lënë si gjurmë në rrjete sociale. Unë nuk i kam dërgu në Prokurori, për shkak se janë publike por mendoj që Prokuroria i ka këto informacione, ashtu siç i kemi marr edhe ne, online, dhe besoj që kanë mjaftueshëm dëshmi për me reagu dhe për me pa çka ka ndodh në realitet”, ka thënë ai.

 

The post Prokuroria autorizon hetimet pas publikimit të pamjeve që aludojnë se LVV ka manipuluar me vota appeared first on Albinfo.