Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, të shtunën, ka njoftuar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Bajrami, ka bërë të ditur se në fillim të këtij muaji ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për këtë çështje, më konkretisht për atë që ajo e quan “mafi energjetike”. “Çështja […] The post Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike appeared first on ATV.

Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, të shtunën, ka njoftuar se çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Bajrami, ka bërë të ditur se në fillim të këtij muaji ka dhënë dëshmi në Prokurorinë Speciale për këtë çështje, më konkretisht për atë që ajo e quan “mafi energjetike”.

“Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës. Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike”, ka shkruar ajo në platformën sociale, Facebook.

Bajrami ndër të tjera është shprehur edhe shqetësuar për faturat e energjisë elektrike për muajin tetor.

“Qytetarët këto ditë po marrin faturat e energjisë elektrike, fatura që po varfëron buxhetin e secilës familje. Tetori s’ka qenë aspak i ftohtë, por secili prej tyre tashmë brengoset: sa do të jetë fatura në nëntor, dhjetor e janar?”, ka shkruar ajo.

Ish-ministrja e Financave ka kujtuar se gjatë mandatit të qeverisë së Albin Kurtit, çmimi i energjisë elektrike është dyfishuar për familjet dhe është trefishuar për bizneset.

“Bashkë me rritjen e çmimit të energjisë, u rritën edhe çmimet e çdo produkti vendor dhe kjo hapi rrugën për rritjen e çmimeve të importeve. Kjo është dhurata e drejtpërdrejtë e politikave të Kurtit, politikë që pasuron disa dhe po varfëron secilën familje në Kosovë”.

Por ka një lajm të mirë:

Çështja e energjisë elektrike po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Në fillim të këtij muaji kam dhënë dëshminë time në Prokurorinë Speciale, për atë që unë e quaj mafi energjetike!

The post Prokuroria Speciale po heton çështjen e energjisë elektrike appeared first on ATV.