Protestat në Shqipëri, Mevlan Ademi thyen heshtjen: Me studentët! (FOTO)

Protestat në Shqipëri, Mevlan Ademi thyen heshtjen: Me studentët! (FOTO)

Kryetari i Lëvizjes Studentore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Mevlan Ademi, ka shprehur përkrahjen e tij për protestat e studentëve që po zhvillohen në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, përcjell INA.

Përmes një postimi të shkurtër në formatin “story” me mbishkrimin “Me studentët”, Ademi ka lënë të kuptohet se mbështet protestën studentore në Shqipëri.

Ky reagim i tij vjen vetëm pak orë pasi në opinionin publik u hap një debat mbi qëndrimin e Lëvizjes Studente shqiptare në Maqedoninë e Veriut dhe nëse ajo do t’i dilte në krah bashkëmoshatarëve të tyre në Shqipëri.

Muaj më parë ishin pikërisht studentët në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipëris dolën në rrugë në mbështetje të kërkesave të studentëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, të cilat i adresoheshin institucioneve në Shkup lidhur me provimet shtetërore dhe respektimin e gjuhës shqipe.(INA)

Screenshot


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.