Pse ushqime si çokollata e Dubait ‘shpërthejnë’ në internet?
Fjalët Dubai dhe çokollatë ishin dy fjalë që nuk do të shoqëroheshin kurrë me njëra-tjetrën në fillim të vitit 2025. Megjithatë, 10 muaj më vonë, variacione të ëmbëlsirave të mbushura me fistikë tani mund të shihen në pothuajse çdo supermarket në botë. Por çfarë është ajo që i bën ushqime të caktuara, duke përfshirë çokollatën […] The post Pse ushqime si çokollata e Dubait ‘shpërthejnë’ në internet? appeared first on Gazeta Si.
 
                                Fjalët Dubai dhe çokollatë ishin dy fjalë që nuk do të shoqëroheshin kurrë me njëra-tjetrën në fillim të vitit 2025.
Megjithatë, 10 muaj më vonë, variacione të ëmbëlsirave të mbushura me fistikë tani mund të shihen në pothuajse çdo supermarket në botë.
Por çfarë është ajo që i bën ushqime të caktuara, duke përfshirë çokollatën e Dubait të “shpërthejnë” dhe të hyjnë në listën e dëshirave të të gjithëve?
Charles Spence, profesor i psikologjisë eksperimentale në Universitetin e Oksfordit, ka hetuar pse fillojnë këto mani për ëmbëlsirat.
“Mendoj se një pjesë e kësaj i detyrohet fuqisë së ndikuesve këto ditë, të cilët janë shumë të etur të na tregojnë se si hanë ushqimet e reja më të fundit që kanë zbuluar diku në botë”, shpjegoi profesor Spence.
“Këto trende më pas u përhapën globalisht shumë shpejt.”
Që trendet të fillonin, ata duhej të kishin “diçka që duket ndryshe, që duket unike”, tha ai.
Në rastin e çokollatës së Dubait, profesor Spence vuri në dukje “kontrastin e gjallë” midis ngjyrës jeshile të fistikut brenda dhe çokollatës kafe jashtë.
“Ai kombinim dallues vizual i ngjyrave, që kushdo që po shikon postimin tënd në Instagram e di se ke diçka të ndryshme.”
Ai tha se pamjet “unike” kishin ndihmuar gjithashtu në popullaritetin e Aperol Spritz dhe “madje edhe në ringjalljen e verës rozë”, të cilën “shumë do të thoshin se i detyrohet faktit që duket mirë në Instagram, në vend që të ketë ndonjë gjë në lidhje me shijen ose aromën e saj”.

“Kur i provon ndonjëherë pyet veten pse janë kaq të njohura dhe çfarë po ndodh”, thotë ai, duke shtuar se i është dashur të bëjë kërkimet e tija dhe të provojë vetë disa nga çokollatat e Dubait dhe nuk e ka ngrënë kurrë deri në fund.
Prof. Spence tha se trendet e ushqimit dhe pijeve “u nxitën nga brezat e rinj dhe nga mediat sociale më shumë se çdo gjë tjetër, me atë aluzion ekzotik”.
“Është ai lloj nocioni i ‘Unë jam një zbulues i shijes dhe përvojës së re të shijes’.”
Për atë që mund të jetë trendi i madh i radhës, ai tha se “nuk ishte aq i sigurt për momentin”, duke shtuar se është pak përtej atij brezi që gjithë jetën ia ka ‘falur’ mediave sociale.
The post Pse ushqime si çokollata e Dubait ‘shpërthejnë’ në internet? appeared first on Gazeta Si.
 
                         
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  