“PUSHTETI I PD” kalon te Gazment Bardhi? Gjykata mund ta vendosë pas 6 ditësh, çfarë ndodh nëse rrëzohet kërkesa e Lulzim Bashës

Gjyqi i nisur në Gjykatën e Tiranës për njohjen e ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha në 2 shtator të këtij viti, mund të jetë deçiziv për të ardhmen e PD-së. Në seancën e sotme, gjyqtari Niko Rrapi ka pranuar që të njihen si palë në […] The post “PUSHTETI I PD” kalon te Gazment Bardhi? Gjykata mund ta vendosë pas 6 ditësh, çfarë ndodh nëse rrëzohet kërkesa e Lulzim Bashës appeared first on Ditar.al.

“PUSHTETI I PD” kalon te Gazment Bardhi? Gjykata mund ta vendosë pas 6 ditësh, çfarë ndodh nëse rrëzohet kërkesa e Lulzim Bashës

Gjyqi i nisur në Gjykatën e Tiranës për njohjen e ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike të thirrur nga Lulzim Basha në 2 shtator të këtij viti, mund të jetë deçiziv për të ardhmen e PD-së.

Në seancën e sotme, gjyqtari Niko Rrapi ka pranuar që të njihen si palë në proces edhe përfaqësuesit ligjorë të Gazment Bardhit dhe “Rithemelimit” të udhëhequr nga Sali Berisha, pasi sipas tij, ata kanë interes në zgjidhjen e këtij procesi.

Përfaqësues të Partisë Demokratike në Gjykatën e Tiranës janë Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa, Gazment Bardhi përfaqësohet nga Marash Logu e Redi Rama, ndërsa Rithemelimi i drejtuar nga Sali Berisha përfaqësohet nga Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.

Gjykata vendosi që seanca e radhës do të zhvillohet në datën 25 tetor në orën 10:00, për shkak se përfaqësuesit e “Rithemelimit” duhet të bëjnë prokurën e përfaqësimit konform ligjit. Të dyja palët kundër Bashës kanë këkruar që Gjykata të mos i miratojë ndryshimet statutore.

Por çfarë ndodh nëse Gjykata nuk miraton ndryshimet statutore të 2 Shtatorit?

Në rast se gjyqtari nuk pranon të miratojë këto ndryshime, atëherë “pushtetin” e Partisë Demokratike e merr Gazment Bardhi, të cilit i kalon automatikisht vula e partisë, pasi mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike.

Pra, do të jetë Gazment Bardhi ai që do të caktojë se cili do të jetë kryetar partie, apo nëse do të zhvillohen zgjedhje të reja për të vendosur kreun e ri të PD-së. Kujtojmë se nëse nuk miratohen ndryshimet statutore, atëherë Lulzim Basha nuk mund të jetë më kryetar i partisë, për shkak se dorëheqja e tij u pranua në vitin 2022, ndaj zgjedhjet e fundit ku ai fitoi ndaj Gjergj Hanit nuk do të quhen të vlefshme.

Ndaj, një vendim i tillë i gjykatës mund të sjellë edhe zgjidhjen përkohësisht të “sherrit” brenda PD-së, që do të bashkohej nën një logo dhe një vulë, të paktën deri në zgjedhjet e vitit 2025, pavarësisht se gjyqet për PD-në do të vazhdojnë, për shkak se ka edhe një çështje tjetër se kush do të marrë përfundimisht vulën e PD-së.

The post “PUSHTETI I PD” kalon te Gazment Bardhi? Gjykata mund ta vendosë pas 6 ditësh, çfarë ndodh nëse rrëzohet kërkesa e Lulzim Bashës appeared first on Ditar.al.