Firmoset marrëveshja: Shqiptarët e dënuar në Angli do të transferohen në burgjet shqiptare

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet në Londër ku takoi homologun e tij anglez Alex Chalk. Dy ministrat firmosën marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë për vijimin e vuajtjes së dënimit në burgjet shqiptare. Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë. Manja u takua me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë […] The post Firmoset marrëveshja: Shqiptarët e dënuar në Angli do të transferohen në burgjet shqiptare appeared first on Ditar.al.

Firmoset marrëveshja: Shqiptarët e dënuar në Angli do të transferohen në burgjet shqiptare

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ndodhet në Londër ku takoi homologun e tij anglez Alex Chalk.

Dy ministrat firmosën marrëveshjen për transferimin e të burgosurve shqiptarë për vijimin e vuajtjes së dënimit në burgjet shqiptare. Në Pentonville vuajnë dënimin e tyre rreth 60 shqiptarë.

Manja u takua me një grup prej 18 të dënuarish shqiptarë në këtë burg.  

Në një njoftim për mediat thuhet: “Pamë nga afër respektimin e të drejtave dhe trajtimin e të dënuarve shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar.Asistenca me përkthimin në gjuhën shqipe, librat shqip, takimet me familjarët dhe respektimi i orëve të ajrimit, ishin disa nga shqetësimet e ngritura nga ana e tyre.Pas takimit, patëm mundësinë që shqetësimet e tyre t’i bisedonim jo vetëm me autoritetet e burgut në Pentonville, por dhe me Damian Hinds, Ministrin e Shtetit për Burgjet, për ta adresuar trajtimin e tyre në nivel të të gjitha burgjeve në Mbretërinë e Bashkuar”.

Pas takimit u vendos për një project që do të dërgojë libra në gjuhën shqipe për te burgosurit atje, në mënyrë që të rehabilitohen dhe më pas të transferohen në Shqipëri.

The post Firmoset marrëveshja: Shqiptarët e dënuar në Angli do të transferohen në burgjet shqiptare appeared first on Ditar.al.