“Qe foto, lype veten”, Adriana Matoshi për Abdixhikun: Me 19 nëntor ku ke ti o djalosh? Mos u bon si Përparim qibriti se marre, nuk ju ka hije partinë e Rugovës me kthy në parti të fullirantave
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut. Ajo përmes një postimi në Facebook kishte thënë se Abdixhiku nuk ka dashur t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, buxheton e komunave dhe atë të RTK-së, shkruan Gazeta 10. “lumiri paska thone se ai paska dashte me i votu marrveshjet ndërkombëtare, buxhetin e


Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi ka reaguar ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut.
Ajo përmes një postimi në Facebook kishte thënë se Abdixhiku nuk ka dashur t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, buxheton e komunave dhe atë të RTK-së, shkruan Gazeta 10.
“lumiri paska thone se ai paska dashte me i votu marrveshjet ndërkombëtare, buxhetin e komunave edhe raportin e RTK-se”, ka shkruar Matoshi.
Matoshi kishte bërë edhe pyetje për të duke i thënë se ku ishte Abdixhiku me 19 nëntor, kur u thirr për seancë të jashtëzakonshme për votimin e buxhetit të komunave dhe të RTK-së.
Kujtojme se atë ditë në seancën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk morën pjesë asnjë parti pos Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndërkohë, Matoshi për Abdixhikun tha të mos bëhet si Përparim Rama se është marre dhe se nuk iu ka hije që partinë e Rugovës, ta kthejnë në partinë e fullirantave.
“mos u bon si perparim qibriti se marre. s’ju ka hije partine e Rugoves me kthy ne parti te fullirantave”, kishte shtuar tutje Matoshi./Gazeta10
Postimi i plotë:
edhe qito e niva
lumiri paska thone se ai paska dashte me i votu marrveshjet ndërkombëtare, buxhetin e komunave edhe raportin e RTK-se.
ke dashte?
me 19 nentor ku ke ti o djalosh? Se na tjeret u mledhem edhe ju pritshim, ama ty nuk t’kam pa. Qe une ku jom, ama ty ne foto nuk po t’gjej. Qe foto, lype veten.
mos u bon si perparim qibriti se marre. s’ju ka hije partine e Rugoves me kthy ne parti te fullirantave.

