Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë
Shumë njerëz fajësojnë kafeinën, stresin apo jastëkët e parehatshëm për netët pa gjumë, por ekspertët britanikë paralajmërojnë se problemi mund të jetë shumë më i thjeshtë – mënyra se si ulemi dhe qëndrojmë gjatë ditës. Orët e gjata të kaluara të përkulur mbi ekranet e telefonave apo kompjuterëve prishin ekuilibrin natyror të trupit, duke shkaktuar […] The post Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë appeared first on Konica.al.

Shumë njerëz fajësojnë kafeinën, stresin apo jastëkët e parehatshëm për netët pa gjumë, por ekspertët britanikë paralajmërojnë se problemi mund të jetë shumë më i thjeshtë – mënyra se si ulemi dhe qëndrojmë gjatë ditës. Orët e gjata të kaluara të përkulur mbi ekranet e telefonave apo kompjuterëve prishin ekuilibrin natyror të trupit, duke shkaktuar tension në qafë e shpinë që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e gjumit.
Sipas ekspertes së gjumit Lisa Artis, qëndrimi i keq mund të çojë në “qafën e teknologjisë” – një sindromë që prek miliona njerëz në mbarë botën. “Nëse qafa juaj është e shtrembër pas një dite të përkulur mbi laptop apo telefon, ka shumë gjasa të keni vështirësi në gjumë dhe të zgjoheni të lodhur”, shpjegon ajo për Daily Mail.
Një studim i publikuar nga kompania Simba tregon se çdo person i dytë përjeton dhimbje të rregullta në qafë ose shpinë që pengojnë gjumin. Ekspertët thonë se kjo ndodh sepse trupi, pasi përpiqet të relaksohet gjatë natës, përballet me pasojat e qëndrimit të gabuar. “Të fjeturit përmbys e përkeqëson situatën, pasi shtrembëron më tej shtyllën kurrizore,” shton Artis.
Gjumi i keq, sipas studiuesve, lidhet me probleme serioze shëndetësore si tensioni i lartë, diabeti, goditjet në tru dhe dëmtimet e veshkave. Për më tepër, mungesa kronike e gjumit mund të ndikojë në kujtesë dhe të rrisë rrezikun e demencës, pasi truri nuk arrin të pastrojë toksinat gjatë natës.
Mbajtja e kokës në një pozicion të përkulur për orë të tëra krijon presion të madh në rruazat e qafës – deri në 22 kilogramë ngarkesë shtesë, paralajmërojnë ekspertët. “Kjo gjeneron dhimbje kronike që përhapet në shpatulla dhe pjesën e poshtme të shpinës,” thotë Artis.
Zgjidhja, sipas saj, qëndron në ndryshime të vogla të përditshme: të bëhen pushime çdo 45-60 minuta, të shtriqet trupi, të lëvizen shpatullat dhe të mbahet një qëndrim i drejtë. “Qëndrimi i mirë mban shtyllën kurrizore neutrale, muskujt të balancuar dhe rrit energjinë gjatë ditës. Ndryshimet e vogla në zakone mund të bëjnë një ndryshim të madh në gjumin tuaj,” përfundon ekspertja britanike.
The post Qëndrimi i keq gjatë ditës, shkaku i fshehtë i pagjumësisë appeared first on Konica.al.