Qifqitë mes 100 pjatave më të mira vegjetariane në Europë
Nga Gazeta Si- Qifqitë janë zgjedhur “përfaqësuese” të Shqipërisë në listën e ‘Taste Atlas’ si një nga ushqimet më të mira vegjetariane në Europë. “TasteAtlas”, një udhëzues që mbledh komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor për të renditur pjatat e vendeve të ndryshme i rendit Qifqitë në vendin e 67. Qifqitë janë një […] The post Qifqitë mes 100 pjatave më të mira vegjetariane në Europë appeared first on Gazeta Si.

Nga Gazeta Si- Qifqitë janë zgjedhur “përfaqësuese” të Shqipërisë në listën e ‘Taste Atlas’ si një nga ushqimet më të mira vegjetariane në Europë.
“TasteAtlas”, një udhëzues që mbledh komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor për të renditur pjatat e vendeve të ndryshme i rendit Qifqitë në vendin e 67.

Qifqitë janë një gatim tradicional me origjinë nga Gjirokastra. Topthat e orizit përgatiten me një kombinim orizi, vezësh, nenexhiku të tharë, vaj ulliri, kripe dhe piper të zi. Orizi i gatuar përzihet me vezë të rrahura, nenexhik të tharë, kripë dhe piper të zi.
Përzierja ndahet në toptha të vegjël që skuqen në vaj ulliri në një tigan të posaçërisht.
Pasi marrin ngjyrë të artë, topthat e orizit zakonisht shoqërohen me një sallatë jeshile ose salcë në anë, dhe shoqërohen me një gotë dhallë.
Pjata më e mirë vegjetarianë në Europë është Pitaroudia, një gatim tradicional grek. Qoftet përgatiten me një kombinim qiqrash, qepësh, domatesh, nenexhiku dhe erëzash. Qiqrat e thata zhyten në ujë, zihen, pastaj bluhen trashë dhe përzihen me qepë, domate të grira, nenexhik, kripë, dhe piper.
Qoftet skuqen në vaj ulliri derisa të marrin ngjyrë të artë. Pasi të jenë gati, pitaroudia shpesh shërbehet me salcë kosi në anë.
Disa nga pjatat e tjera janë Jemista nga Greqia, Taliatelet me kërpudha dhe spagetit ‘aglio e olio’ nga italia.
The post Qifqitë mes 100 pjatave më të mira vegjetariane në Europë appeared first on Gazeta Si.