Rama: Kosova republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend
Kryeministri Edi Rama, në panelin e Chatham House në Londër, theksoi se “nuk shoh çështje territoriale mes Kosovës e dikujt tjetër.” Ai theksoi se Kosova është “republikë demokratike, njohur nga Fuqitë e Mëdha” dhe se duhet të ecë përpara. Rama shtoi se “Kosova, për të qenë e suksesshme, duhet të harrojë Serbinë” dhe se është […] The post Rama: Kosova republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend appeared first on ATV.

Kryeministri Edi Rama, në panelin e Chatham House në Londër, theksoi se “nuk shoh çështje territoriale mes Kosovës e dikujt tjetër.”
Ai theksoi se Kosova është “republikë demokratike, njohur nga Fuqitë e Mëdha” dhe se duhet të ecë përpara.
Rama shtoi se “Kosova, për të qenë e suksesshme, duhet të harrojë Serbinë” dhe se është detyrë e Kosovës të përmbushë çdo pikë, ndërsa Europa të merret me Serbinë.
“Nuk ka pse çështja të kthehet në problem për Beogradin dhe Prishtinën. Kosova është republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend”, përfundoi kryeministri.
The post Rama: Kosova republikë, nuk ka probleme territoriale me asnjë vend appeared first on ATV.