Rama kritika BE-së: Europa duhet të zgjohet, mungon diplomacia dhe një plan paqeje për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron. Në fjalën e tij ai ka kritikuar Bashkimin Europian se i mungon diplomacia dhe një plan paqeje për Ukrainën, ndaj duhet të zgjodhët dhe të fillojë të veprojë. Sipas tij, Europa nuk duhet të mendojë se […] The post Rama kritika BE-së: Europa duhet të zgjohet, mungon diplomacia dhe një plan paqeje për Ukrainën appeared first on Ditar.al.

Rama kritika BE-së: Europa duhet të zgjohet, mungon diplomacia dhe një plan paqeje për Ukrainën

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të organizuar nga Presidenti francez Emmanuel Macron.

Në fjalën e tij ai ka kritikuar Bashkimin Europian se i mungon diplomacia dhe një plan paqeje për Ukrainën, ndaj duhet të zgjodhët dhe të fillojë të veprojë.

Sipas tij, Europa nuk duhet të mendojë se është pikë reference për botën, pasi kjo është e gabuar dhe vetëkënaqësi që po bëhet gjithmonë e më e dëmshme.

“Ne në këtë pjesën tonë të botës duhet të bëjmë një dush përulësie, sepse edhe sot edhe pse bota po ekspozon tërësisht ujërat që ziejnë në marrëdhëniet mes vendeve për qasjen e gjërave themelore, ne vijojmë të mendojmë që ka diçka që nuk shkon me botën dhe është vetëm një moment në kohë dhe gjërat do të kthehen siç ishin. Ne mendojmë që kemi legjitimitetin moral të gjykojmë të tjerët dhe ne jemi pika e referencës se si duhet të ketë bota dhe kjo është e gabuar. Është vetëkënaqur që sipas mendimit tim ka nisur të bëhet gjithmonë më i dëmshëm.

Ajo që ka ndodhur në SHBA, flas për atë që Trump e përshkroi si plani preciz i Zotit për të shpëtuar botën. Është diçka që nëse Zoti kishte vërtetë një plan do të ishte të zgjonte Europën, gjë që nuk po e shoh. Ka zgjim në disa aspekte, por kjo është diçka e fragmentarizuar, është më pak se sa duhet edhe mund të jetë e rrezikshme. Edhe sot edhe pas asaj që ka ndodhur me politikën e jashtme të BE dhe SHBA nuk ka një plan europian paqeje. Unë nuk po kundërshtoj këtë pjesë por jam i shqetësuar për pjesën që mungon, diplomacia dhe atë që mund të ndodhë. BE duhet të ketë një plan paqeje në Ukrainë”, tha ai.

The post Rama kritika BE-së: Europa duhet të zgjohet, mungon diplomacia dhe një plan paqeje për Ukrainën appeared first on Ditar.al.