Nesër mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali, Rama merr me vete 10 ministra (Agjenda)
Të enjten do të mbahet në Romë takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Mësohet se delegacioni shqiptar, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të niset drejt Romës sot në mbrëmjen, rreth orës 19:00. Takimi mes dy qeverive do të zhvillohet të enjten në Romë, në ambientet e “Villa Doria Pamphilj”, ku pritet të […] The post Nesër mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali, Rama merr me vete 10 ministra (Agjenda) appeared first on Ditar.al.
Të enjten do të mbahet në Romë takimi mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane. Mësohet se delegacioni shqiptar, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama do të niset drejt Romës sot në mbrëmjen, rreth orës 19:00.
Takimi mes dy qeverive do të zhvillohet të enjten në Romë, në ambientet e “Villa Doria Pamphilj”, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi.
Pasi të nënshkruhen marrëveshjet, pritet që të ketë nje konferencë të përbashkët mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe asaj italiane, Giorgia Meloni. Më pas, do të ketë një drekë punë mes delegacionit shqiptar dhe përfaqësuesve të qeverisë italiane.
Delegacioni shqiptar
Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
Belinda Balluku, ZVKM dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë
Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes
Albana Koçiu, Ministre e Brendshme
Petrit Malaj, Ministër i Financave
Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë
Delina Ibrahimaj, Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit
Evis Sala, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Blendi Gonxhja, Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sporteve
Sofjan Jaupaj, Ministër i Mjedisit
Znj. Laura Plaku (Saro), Drejtor Ekzekutiv i AIDA
Z. Ardian Veliu, Administrator i KAYO
Z. Haki Çako, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile
The post Nesër mbledhja e përbashkët Shqipëri-Itali, Rama merr me vete 10 ministra (Agjenda) appeared first on Ditar.al.
