Rama para protestuesve: Përmes sabotazhit të Qeverisë, Komunës po i ndalen paratë që i takojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë sot para punëtorëve të Trafikut Urban, të cilët po protestojnë para Komunës për mungesë pagash dhe ndërprerje të shërbimeve. Rama u drejtua protestuesve duke akuzuar Qeverinë Kurti 2 për bllokimin e buxhetit, gjë që sipas tij ka krijuar gjendjen e rënduar financiare në ndërmarrje. “Më vjen shumë keq

Rama para protestuesve: Përmes sabotazhit të Qeverisë, Komunës po i ndalen paratë që i takojnë
Rama para protestuesve: Përmes sabotazhit të Qeverisë, Komunës po i ndalen paratë që i takojnë

Rama para protestuesve: Përmes sabotazhit të Qeverisë, Komunës po i ndalen paratë që i takojnë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dalë sot para punëtorëve të Trafikut Urban, të cilët po protestojnë para Komunës për mungesë pagash dhe ndërprerje të shërbimeve.

Rama u drejtua protestuesve duke akuzuar Qeverinë Kurti 2 për bllokimin e buxhetit, gjë që sipas tij ka krijuar gjendjen e rënduar financiare në ndërmarrje.

“Më vjen shumë keq në çfarë niveli na ka sjellë kjo qeveri me bllokadë. E ndjej shumë për të gjithë punëtorët që janë pa paga dhe ju falënderoj për punën që e keni bërë gjithë këta muaj, duke i shërbyer qytetarëve të kryeqytetit pavarësisht bllokadave,” tha Rama.

Ai e krahasoi situatën e Komunës me një rast të thjeshtë që mund ta përfytyrojnë të gjithë.

“Është njësoj sikur ta kesh rrogën në bankë, por një zyrtar të mos t’i lëshojë paratë. Kështu po bën edhe qeveria ndaj komunës. Paratë tona, që i kemi të gatshme, nuk po na i lëshojnë për t’i kryer obligimet ndaj jush. Problemi është atje”, deklaroi i pari i Prishtinës.