Rama “shkrihet gazit” me presidentin e KE, Spanja vihet në pozitë për Kosovën dhe “zhduk” flamujt në samitin e BE

Në Granada të Spanjës po mbahet samiti i BE, ku të pranishëm mes liderëve evropian janë dhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Ajo çka bie në sy në një video të postuar në “X” nga gazetari Xhemajl Rexha, janë tavolinat e liderëve që mbajnë vetëm emrat, pa flamuj. Kjo për shkak […] The post Rama “shkrihet gazit” me presidentin e KE, Spanja vihet në pozitë për Kosovën dhe “zhduk” flamujt në samitin e BE appeared first on Newsbomb Albania.

Rama “shkrihet gazit” me presidentin e KE, Spanja vihet në pozitë për Kosovën dhe “zhduk” flamujt në samitin e BE

Në Granada të Spanjës po mbahet samiti i BE, ku të pranishëm mes liderëve evropian janë dhe kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo çka bie në sy në një video të postuar në “X” nga gazetari Xhemajl Rexha, janë tavolinat e liderëve që mbajnë vetëm emrat, pa flamuj. Kjo për shkak se Spanja nuk e njeh Kosovën, e mesa duket është vënë në “pozitë” dhe ka vendosur të mos reklamojë asnjë flamur.

Theksojmë se presidentja Osmani i kërkoi sot Spanjës që të vendosë sanksione ndaj Serbisë pas sulmeve në veri ku humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, në pamje shfaqet dhe kryeministri Edi Rama, i cili shihet duke shkëmbyer batuta e të qeshura me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michael.

The post Rama “shkrihet gazit” me presidentin e KE, Spanja vihet në pozitë për Kosovën dhe “zhduk” flamujt në samitin e BE appeared first on Newsbomb Albania.